27.9 C
Priština
More

    5 ushtrime për parandalimin e zhvillimit të gjëndrës tiroide

    spot_imgspot_img

    Kur kaloni në vite të caktuara, muskujt e qafës relaksohen (viren) dhe humbin tonin e tyre, dhe një nga pasojat e kësaj është edhe shfaqja e gjëndrës tiroide (gushës).

    Gjithashtu, nëse shtoni disa kilkogram më tepër, me siguri se nuk do të jeni i kënaqur me pamjen e pjesës së poshtme të kokës suaj ku do të theksohet më së shumti ajo tepricë e kilogramëve. Ky problem mund të zgjidhet me kirurgji plastike, por ka disa ushtrime të lehta që mund të ju ndihmojnë për të përballuar këtë problem dhe ta zvogëloni gushën.

    1. Edhe kur jeni ulur apo qëndroni në këmbë, drejtoni shpatullat tuaja dhe filloni ngadalë të lëvizni kokën nga njëra anë në tjetrën. Këto lëvizje bëni ngadalë ashtuqë edhe muskujt e qafës të shtrëngohen ngadalë. Përsëriteni ushtrimin 10 herë kështu që të ketë sa më shumë efekt. Në këtë mënyrë, muskujt dhe lëkura do të shtrëngohen dhe gusha juaj me kalimin e kohës do të zvogëlohet.
    2. Një tjetër mënyrë e cila do të ju ndihmojë që të zhdukni gushën është nëse disa herë në ditë hapni gojën sa të mundeni dhe e mbani të hapur për afro dhjetë sekonda. Sa më shpesh ta praktikoni këtë ushtrim, gusha do të zvogëlohet më shpejt.
    3. Uluni në dysheme këmbëkryq dhe vendosni dorën tuaj të majtë përskaj jush në dysheme, pa u mbështetur në të. Pastaj ngrini dorën e djathtë me shuplakën drejt fytyrës dhe mbështeteni mbi veshin e majtë dhe kokën. Ngadalë tërhiqni kokën në anën e djathtë, ashtu që të ndjeni shtrëngim në qafë. Pastaj, me dorën e majtë, kapni shpatullën e majtë dhe ngadalë e shtyeni atë prapa. Në këtë pozicion qëndroni pesë sekonda. Të njejtën procedurë përsëriteni edhe me dorën tjetër. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë për të forcuar muskujt anësorë të mjekrrës.
    4. Drejtohuni në pozitën në këmbë, ngrini kokën dhe mblidhni buzët si kur dërgoni puthje. Qëndroni në këtë pozicion për dhjetë sekonda dhe të njëjtën përsëritni edhe pesë herë. Do të ndjeni se si po shtrëngohen muskujt e qafës, dhe kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e gushës.
    5. Mbyllni gojën dhe përpiquni të shqiptoni shkronjën ‚LL‘. Ushtrimi është paksa kërkues, ashtuqë ndoshta ju nevojitet kohë për ta ekzekutuar me sukses, por definitivisht do të japë rezultate pozitive.

    Këshilla plus: Për shtrëngim më të madh të muskujve të qafës, kur hani, përtypni mirë ushqimin. Me përtypje aktivizohen muskujt dhe shpie në forcimin e tyre. Që ushtrimet të kanë efekt, i bëni çdo ditë. Ato nuk do të ju marrin shumë kohë dhe japin rezultate të mëdha nëse jeni këmbëngulës.

    Bëhu këmbëngulës! Asnjë ushtrim nuk do të japë rezultate të menjëhershme, kështu që mos u dorëzoni, nëse asgjë nuk ndryshon në disa ditë. Për gjithçka duhet kohë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...