5 Ushqimet e duhura për pastrim të organizmit dhe shëndet të mirë

spot_imgspot_img

Një trup në formë, ushqyerja e shëndetshme dhe shëndeti i mirë janë ndër prioritetet që secili duhet të ketë parasysh kur vjen puna tek mirëqenia e organizmit. Prioritete që shpesh herë dhe pa dashur i lëmë edhe pas dore.

Hapi i parë drejt përmbushjes së këtyre objektivave është pastrimi i organizmit në brendësi të tij, një proces që njihet si detoksifikim. Trupi vetë mund të vëjë mekanizmat e tij në punë për t’u vetëpastruar, megjithatë ndonjëherë ka nevojë për ndihmë.

Këtu hyjnë në lojë ushqimet, ato të shëndetshme që janë të pasura me vitamina dhe minerale. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që ju vijnë në ndihmë për pastrimin efikas të organizmit.

Barishtet e egra

Barishtet e ndryshme, kryesisht ato me shije të hidhur janë efikase kundër gurëve të tëmthit,  problemeve me mëlçinë dhe veshkat.

Për shembull, lulerradhiqja është e fuqishme kundër plakjes së parakohshme.

Ajo përmirëson tretjen dhe zgjidh problemet me konstipacionin.

Barishtet e egra përmbajnë taraksinë, një substancë që forcon imunitetin,  rregullon ekuilibrat hormonalë dhe përshpejton rënien në peshë.

Këto barishte janë të pasura me fibër, magnez dhe ujë të cilat janë të domosdoshme për detoksifikimin.

Panxhari

Panxhari i jep trupit energji.

Ai pastron gjakun dhe sidomos mëlçinë.

Panxhari është shumë efikas kundër gripit dhe të ftohurës, ndaj rekomandohet gjërësisht në stinën e ftohtë.

Por panxhari nuk është i vetmi që ju duhet për pastrimin e organizmit.

Bashkë me karrotat dhe kungujt, ato ofrojnë shumë kalium, fibër, mangan dhe folat.

Këto substanca shmangin lodhjen, eliminojnë toksinat dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit veçanërisht ato Acai dhe Goji janë shumë të pasura me antioksidantë.

Konsumi i tyre rekomandohet krahas boronicave dhe manaferrave për të ushqyer organizmin në nivel qelizor.

Frutat e lartpërmendura stimulojnë rënien në peshë, përmirësojnë tretjen dhe i japin trupit gjallëri.

Kopra

Kopra ka efekt qetësues për sistemin tretës.

Ajo është e pasur me vitaminë C, fibër dhe antioksidantë.

Kopra zgjidh problemet me fryrjen e stomakut, kontraktimet e tij dhe përmirëson imunitetin.

Lëngu i kockave

Lëngu i kockave i pasuruar me barishte, erëza e perime lufton inflamacionin.

Ai e furnizon organizmin me vitamina, minerale, elektrolite dhe kolagjen.

Burimi: AgroWeb

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.