5 simptomat e kancerit që femrat shpesh i injorojnë

spot_imgspot_img

Femrat priren që të jenë më të kujdesshme kur është fjala për vizitat dhe kontrollet mjekësore. Megjithatë, kur bëhet fjalë për simptomat e kancerit, ndodhë që shumica e femrave të injorojnë shenjat paralajmëruese

Frika nga sëmundja e rëndë dhe mashtrimi se është gjithmonë vdekjeprurëse, pengon shumë njerëz që të kontrollojnë simptomat. Megjithatë, duke injoruar shenjat paralajmëruese nuk do të thotë se sëmundja largohet vetvetiu. Edhepse ato mund të jenë beninje, nëse keni simptoma të vazhdueshme të cilat vetëm përkeqësohen, ju duhet të shkoni tek mjeku sa më shpejtë që të jetë e mundur. Pra, duke pasur këto fakte parasysh, shikoni simptomat shqetësuese që femrat shpesh i injorojnë.

1. Humbje e madhe e peshës

Humbja e peshës për një sasi të vogël kilogramësh ndoshta edhe mund t’jua rregullojë ditën. Por, humbja e e një sasie të madhe të peshës në mënyrë të pashpjegueshme dhe pa vullnetin tuaj (më shumë se 5 kg në muaj), atëherë është tregues se duhet të shkoni tek mjeku.

2. Stomak i fryer

Stomaku i fryer, sidomos gjatë atyre ditëve të ciklit, është një gjë krejtsisht normale. Megjithatë, nëse ju duket se stomaku juaj është vazhdimisht i fryer dhe se kjo ndjenjë shoqërohet edhe me simptoma tjera, të tilla si shkuarje shpesh në banjë dhe dhimbje lokale të trupit, ka gjasa të jetë diçka shumë më serioze.

3. Ndryshime në gjoks

Askush nuk mund ta njoh gjoksin tuaj më mirë se ju, edhe nëse nuk shkoni për kontrolle të rregullta, ju vet do të vëreni ndryshime. Mund të shfaqet ndonjë gungë, trashje e lëkurës, skuqje, rrjedhje nga thithat – nëse keni pasur ndonjë nga këto simptoma, atëherë padyshim duhet të kontaktoni mjekun tuaj. Vini re se nëse zbulohet në kohë, kanceri i gjirit mund të shërohet me sukses.

4. Gjakderdhje ndërmjet menstruacioneve

Nëse keni cikle të rregullta menstruale, dhe nëse papritmas fillon gjakderdhje ndërmejt ciklit, gjë që nuk ju ka ndodhur më parë, atëherë kjo mund të paraqet ndonjë problem të mundshëm. Gjakderdhja abnormale është një simptomë e hershme dhe e zakonshme e kancerit endometrial ose kancerit të zorrës së trashë, kështuqë nëse ju ka ndodhur (ose ju ndodhë ndonjëherë), është mirë të vizitoni mjekun.

5. Ndryshimet në lëkurë

Ashtu sikur nuk harroni të kontrolloni ndryshimet e moleve apo akneve të ndryshme, mos harroni të jeni të kujdesshëm edhe në ndryshimet e pigmentimit të lëkurës apo njollat që kanë madhësi të ndryshme në lëkurë. lëkura mund të jetë një nga shenjat e para se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj dhe këto shenja paralajmëruese nuk mund t’i shpërfillni./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.