19.2 C
Priština
More

    5 shenjat që ju jep trupi kur përpiqet t’ju thotë: ‘Mjaft pive kaq shumë kafe’

    spot_imgspot_img

    Sipas Fondacionit të Alkoolit dhe Barnave në SHBA, „kafeina është një ilaç stimulues, që do të thotë se shpejton mesazhet që kalojnë midis trurit dhe trupit“. Funksionon duke rritur prodhimin e energjisë në sistemin nervor qendror, në muskuj dhe, në përgjithësi, rrit shpejtësinë metabolike. Me moderim, mund të ndihmojë në rritjen e humorit dhe performancës mendore dhe fizike, shpjegon Erika Schëartz, mjeke. Kafeina gjendet më së shpeshti në “kafe, çaj të zi, pije energjike dhe madje edhe çokollatë”.

    Deri në 400 miligramë kafeinë në ditë konsiderohet e sigurt për shumicën e të rriturve, sipas Dr. Schëartz, por ndjeshmëria e secilit person ndaj substancës ndryshon dhe trupi juaj do t’ju paralajmërojë me shenja kur ta teproni. Ja disa prej tyre:

    1. Rritja e ankthit

    „Kur konsumoni shumë kafeinë, presioni juaj i gjakut rritet“, thotë dr. Schëartz. Kjo mund të shkaktojë ndjenja ankthi, nervozizmi, shqetësime dhe një rrahje më të shpejtë të zemrës. Për shkak se kafeina shpejton sistemin tuaj nervor qendror, ajo mund të shkaktojë një çlirim të rritur të adrenalinës që mund t’ju bëjë të dridheni, ndjeni lodhje etj.

    1. Probleme me gjumin

    Për shkak të ndikimit të saj në sistemin nervor qendror, kafeina mund t’ju krijojë vështirësi gjatë gjumit. Meqenëse duhen mesatarisht pesë deri në gjashtë orë që gjysma e kafeinës që konsumoni të eleminohet nga trupi juaj dhe rreth një ditë që ajo të pastrojë plotësisht sistemin tuaj, është më mirë të konsumoni një sasi të moderuar kafeine sa më herët gjatë ditës, që „nata të jetë e qetë“.

    1. Dhimbjet e stomakut

    Shumë kafeinë mund të shkaktojë urth, të përziera, diarre etj.

    1. Urinim i shpeshtë

    Kafeina mund të veprojë si një diuretik i butë, që do të thotë se mund të shkaktojë dehidratim. Nëse jeni duke pirë një filxhan kafe, provoni të hani diçka të lehtë paraprakisht për të ngadalësuar lëvizjen e lëngut përmes trupit tuaj.

    1. Dhimbje koke

    Ndërsa konsumi i moderuar i kafeinës ndonjëherë mund të ndihmojë në lehtësimin e një dhimbjeje koke, shumë konsum i kafeinës mund të rezultojë në dhimbje koke të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.

    Burimi: Well & Good

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...