5 shenja që tregojnë se fëmijëria ka ndikuar ~negativisht~ tek ju

spot_imgspot_img
Psikologët thonë se nëse një pjesë e juaja pyet shpesh veten “A ka ndikuar negativisht fëmijëria ime te unë?”, gjasat janë që ta dini përgjigjen. Megjithatë, disa nga shenjat që duhet të keni parasysh janë:
1. Gjendja dhe emocionet tuaja nuk janë të qëndrueshme. Shumë shpesh, për njerëzit që vijnë nga fillime të hershme të pafavorshme ose prejardhje të traumës, “jeta e brendshme” shpesh ndihet si një lëkundje e vazhdueshme sa në një anë, në tjetrën. Kur trajtoheni ose perceptoheni keq, besimi juaj bie.

Ishit duke u ndjerë shumë mirë me veten, por morët një email paksa të shkurtër nga shefi. Tani, ndiheni në ankth dhe pyesni veten vazhdimisht se çfarë mund të keni bërë.

Nuk është e pazakontë të keni sfida me rregullimin emocional.

2. Për ju është një sfidë të krjioni dhe të mbani marrëdhënie të mira. Mund të keni shumë marrëdhënie në jetën tuaj, por ato nuk duken të shëndetshme. Nuk ju trajtojnë mirë dhe nuk respektojnë mjaftueshëm dinjitetin dhe personalitetin tuaj. Ju duket sikur burrat/gratë e denjë, janë gjithnjë të zënë. Përfundoni gjithnjë me shefa toksikë dhe narcistë.

3. Ju jetoni çdo ditë duke maskuar mungesën e vetëvlerësimit, gjithmonë duke u ndjerë sikur po gënjeni të tjerët dhe papritmas do “zbuloheni”. Ndiheni sikur të gjithëve u është dorëzuar një libër udhërrëfyes veç jush. Ju duket sikur gjithçka do shkërmoqet e do shembet në moment, ndërkohë që ju vazhdoni të nënvlerësoni veten dhe aftësitë tuaja.

4. Ndjeni nevojën për t’u “arratisur” shpeshherë. Në mënyrë të përsëritur. Jeta ju duket e tepërt dhe, për t’u kujdesur për veten, keni zhvilluar mënyra për t’ia dalë mbanë. Mënyra të arratisjes. Ju i shpëtoni mërzisë, stresit, mbingarkesës, tendosjes dhe dhimbjes emocionale të jetës suaj të përditshme përmes veprimeve ose substancave të përsëritura, ndonjëherë me detyrim.

Sido që të duket ikja, ju e bëni atë. E gjeni veten duke numëruar orët derisa të mund të arratiseni, të relaksoheni, të zhdukeni.

5. Ju nuk e dini se çfarë është “normale”. Në fakt, nuk ka vërtet asnjë “normale” për aq sa nuk ka asnjë mënyrë të vetme bardhë e zi që gjërat të jenë në rregull ose jo në rregull.

Por ka një lloj “normale” për sa i përket asaj që është e shëndetshme dhe funksionale kundrejt asaj që është e pashëndetshme dhe jofunksionale, që njerëzit që vijnë nga prejardhje me trauma relacionale, shpesh nuk arrijnë ta kuptojnë.

Zakonisht, në punën e rikuperimit të traumës relacionale, psikologët zbërthejnë të gjitha besimet jo të përshtatshme, të përvetësuara që nga fëmijëria.

Burimi: Psychology Today

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Materiale dhe kombinime të qëndrueshme për mot të paqëndrueshëm në tranzit Kosovë–Zvicër

Si të zgjidhni materiale dhe kombinime veshjesh që mbajnë mirë në mot të paqëndrueshëm gjatë udhëtimeve midis Kosovës e Zvicrës, duke vlerësuar qëndrueshmërinë dhe jetën e produktit në përputhje me prioritetet e BE-së për tekstilet cirkulare.

Veshmbathje: Zgjedhje materiali dhe shtresa për veshje praktike në motin e ndryshueshëm Kosovë–Zvicër

Udhëzues praktik për zgjedhjen e materialeve dhe shtresave që përshtaten me motin e ndryshueshëm midis Kosovës dhe Zvicrës, me vëmendje ndaj qëndrueshmërisë dhe ruajtjes së rrobave.

Recetë tradicionale shqiptare: Tavë kosi me twist modern për drekë familjare

Recetë e njohur e tavës së kosit, e përditësuar me elemente më të lehta dhe me më shumë perime për një drekë familjare të balancuar. Artikulli sjell përbërës të sugjeruar, udhëzime gatimi dhe këshilla higjienike për ruajtje dhe ngrohje të sigurtë.

Nënë: Rutina praktike e ditës për nënat që punojnë — këshilla me burime të verifikueshme

Një plan praktik për nënat që punojnë, i bazuar në udhëzime për kujdesin e fëmijës nga UNICEF dhe parimet e shëndetit të fëmijës të OBSH-së. Rregulla të përditshme, ide për lojë të shkurtër, kujdes shëndetësor dhe këshilla për ushqyerjen e foshnjave.