4.4 C
Priština
More

    5 sekretet e funksionimit të lidhjes në distancë

    spot_imgspot_img

    Pyetja: Nuk jam e sigurtë nëse distanca është e përkohshme apo e përhershme. Si mund të dal nga kjo marrëdhënie e harruar?

    Disa gjëra në jetë janë të pashmangshme dhe nëse jeni në një marrëdhënie me distance të largët, duhet të shtoni një “afat kohor” në listen tuaj. Sepse askush nuk dëshiron që të jetë në një marrëdhënie me një pikëpyetje të madhe në fund. Ju duhet të caktoni një afat kohor për sa kohë që do duhet të jeni ndaras nga njëri-tjetri, thekson Wendy Walsh, ekspert i marrëdhënieve njerëzore në New York. Studimet tregojnë se marrëdhëniet në distance të gjata kanë një shansë më të mirë për të funksionuar nëse caktoni ndonjë date për ritakim dhe do e prisni me padurim bashkimin e njëri-tjetrit. Njerëzit e sukseshëm bëjnë plane për çfarë dëshirojnë të arrijnë, poashtu edhe plani i lidhjes suaj nuk ka si të jetë ndryshe, thotë Walsh.

    Pyetja: Është bërë financiarisht shumë e vështirë të takojmë njëri-tjetrin. Si mund ta përballojmë koston e vizitave?

    Kur vjen puna për të investuar në një marrëdhënie me distancë të largët, emocionalisht dhe financiarisht, të dy partnered duhet të kontribojnë. Ekspertët pajtohen se kjo lidhje funksionon më së miri mes njerëzve që kanë situatë të ngjashme financiare, sepse asnjëri nuk mendon se tjetri duhet të paguajë për udhëtimin. Mos merrni fluturime të shtrenjta për të udhëtuar, prisni rastet më të volitshme kur ju ofrohen, shmangni aktivitetet e shtrenjta gjatë vizitave si dhe dhuratat për njëri-tjetrin.

    Pyetja: Kam menduar se ribashkimi jonë dhe seksi i shumëpritur do të ishte diçka e jashtzakonshme pasi nuk kemi parë njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, por ishte diçka…thjeshtë normale. A është kjo një shenjë e keqe?

    Në marrëdhëniet në distancë, ribashkimi për të pasur seks mund të jetë i shumëpritur: ju aq shumë e prisni atë moment saqë mund të përfundojë në dështim. Merrni këtë situatë si hyrje apo fillim për tu bashkuar, mos e mirëpritni si ndonjë ngjarje kryesore – thjeshtë kujtoni momentet së bashku kur keni qenë larg njëri-tjetrit, dhe nëse nuk i shihni yjet në kënaqësi, prisni për raundin e dytë të seksit…apo edhe më shumë.

    Pyetja: Nuk ka vend në jetën e tij kur shkoj për ta vizituar. Ai ka vetëm shokë kur unë nuk jam përreth, dhe banesa e tij duket si një vend beqarësh. Si mund të funksionojmë si një çift në një atmosphere djemsh të vetmuar?

    Nëse partneri juaj jeton i vetmuar me grupin e shokëve të tij beqar, mos u shqetësoni. Ju mund të menaxhoni kohën përderisa jeni së bashku. Planifikoni ndonjë shetitje jashtë banesës së tij, dilni në ndonjë vend për të ngrënë së bashku, bëni një rutinë të pierjes së kafesë në ndonjë vend të pëlqyer, shihni ndonjë film së bashku. Esenca është të ndjeheni normal gjatë aktiviteteve që do i bëni së bashku. Dhe, pse mos ti ftoni edhe shokët e tij në ndonjë aheng të organizuar së bashku? Pastaj, së shpejti edhe shokët e tij do të ju presin me padurim gjatë vizitës së ardhshme.

    Pyetja: Kjo mund të tingëllojë shumë bazike, por më mungon tepër. Më mungon aq shumë saqë e kam të vështirë ta përballoj këtë situatë. Si mund të përballem me këtë mall të pafund dhe afat-gjatë?

    Lajmi i keq është se mungesa e personit të dashur është një pjesë standard e të qenurit në një marrëdhënie në distance. Do të ishte shumë çudi nëse nuk do të ju mungonte. Lajmi i mirë, është se ka mënyra për ta menaxhuar vetminë. Krijoni një calendar që do të ndjeni ditët e ritakimit tuaj të ardhshëm. Largoni suveniret apo dhuratat e tij që mos a ndjeni prezencën e tij në çdo hap dhe të ju rikujtojë vetminë, për shembull këmishën që keni veshur herën e fundit që keni pasur marrëdhënie. Gjëja më e rëndësishme është të fokusoheni në pritjen e njëri-tjetrit dhe të ngushëlloheni me boshllëkun e shtratit nga mungesa e tij./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...