5 rastet kur duhet të vishni çfarëdo që të dëshironi

spot_imgspot_img

Nuk ka dyshim që bota e modës dëshiron të diktojë mënyrën se si vishemi, mirëpo edhepse kënaqemi me këshilla të caktuara, e pranojmë se në fund të fundit vishemi ashtu siç dëshirojmë.

Pra, cilat janë rastet kur komforti dhe stili duhet të vijë para asaj çfarë është “in”? Lexoni më poshtë të zbuloni…

Në palestër

Sigurisht që garderoba për stërvitje mund të jetë e lezetshme, mirëpo përfundimisht shorcet, sytjenat sportive dhe një fanellë pa krahë është e pranueshme. Me rëndësi është të mund të lëvizni lirshëm dhe aspak nuk është me rëndësi kombinimi i ngjyrave.

Mbrëmja e takimit

Jo çdo takim romantik kërkon të visheni me ekstravagancë, me fustan dhe me take dhe një fytyrë të ngulfatur në makijazh. Ndonjëherë visheni thjeshtë dhe shkoni të hani pizza.

Derisa relaksoheni

Aksidentalisht jeni duke i shikuar të gjitha sezonat e serialit tuaj të preferuar, me pantollonat e shkurta që i keni nga vitet e adoleshencës? Nuk është punë e madhe sepse askush nuk ju sheh.

Në shtrat

Është eksituese kur visheni me pizhama që përshtaten mirëpo kjo gjë nuk është e patjetërsueshme çdo natë të vetme. Një fanellë e gjërë dhe shorce do të kyejë të njejtën punë…

Nën veshjen tuaj

Brekë “të plakave”, sytjena të njëjta me ngjyra të ndryshme – a është kjo veshja juaj e brendshme, pak ka rëndësi. Nuk keni nevojë që të posedoni çdo komplet nga Victorias Secret. Pyete veten “kush më sheh, dhe nëse më shohin, kujt i bëhet vonë”.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Intimitet në çift: këshilla praktike

Udhëzues i ngrohtë dhe praktik për të rritur afërsinë: komunikim i qetë, kufij të qartë, konsensus dhe rituale të vogla pa telefona që forcojnë lidhjen.

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.