11.4 C
Priština
More

    Dermatologu: 5 produkte që s’duhet t’i përdorni nga tetori në shkurt

    spot_imgspot_img

    Ndodh çdo vit: Ju zgjoheni një mëngjes dhe lëkura “ngjitëse” e verës fillon edhe ndryshon, derisa një ditë, teksa vjeshta dhe dimri sjellin ditët e fohta, ajo nis edhe dehidratohet.“Ndryshimet në ajër dehidratojnë lëkurën,” tha Audrey Kunin, dermatologe e certifikuar, për Well & Good. “Ka reaksione kimike që ndodhin në lëkurë kur humbasim mantelin mbrojtës të saj. Qelizat e lëkurës fillojnë edhe çahen.” Për këtë arsye, është e këshillueshme të shmangni disa produkte, ose të paktën përdorini me masë, derisa të vijë pranvera.

    1. Tonerat me bazë alkooli

    Tonerat janë me përbërës hidratues që ndikojnë pozitivisht te lëkura gjatë dimrit, por shmangni ata me përbërës alkooli. Zgjidhni një toner me formulë me acid hialuronik ose niacinamide.

    2. Maskat me argjilë

    Shumë njerëz përdorin maska balte për të detoksifikuar lëkurën, por në përgjithësi, ato do të thahen dhe do të irritojnë më keq lëkurën, sidomos gjatë ditëve të ftohta. Kështu që shmangini.

    3. Retinoidet

    Kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga retinoli plotësisht, por përdorni me masë çdo derivat të vitaminës A nëse keni thatësi në lëkurë.

    4. Aromat dhe vajrat esencialë

    Qëndroni larg produkteve që kanë të shkruar te përbërësit emra si “fragrance”, “essential oils”, “perfume”, “linalool”.

    5. Produktet për puçrrat

    Në përgjithësi, produktet që përdoren për të larguar puçrrat kanë tendencën të thahen, kështu që në muajt e ftohtë duhet të jeni të kujdesshëm me përbërës si acidi salicilik dhe peroksidi i benzoilit. Acidi azelik është një alternativë më e butë. Niacinamidet funksionojnë gjithashtu.

    Burimi: Well & Good

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...