12.7 C
Priština
More

    5 mënyrat e dëshmuara nga shkenca se si të rrisim fëmijë të lumtur

    spot_imgspot_img

    Shumë nëna të reja e kanë të vështirë t`u rezistojnë fëmijëve të tyre andaj edhe dorëzohen duke u dhënë për të ngrënë çfarë duan, të shikojnë në ekran për sa kohë që duan etj. Mirëpo çfarë nëse ju tregojmë gjërat kyçe se si të riktheni rolin e nënës?

    Shkoni në punë

    Një studim i universitetit Harvard tregon se fëmijët përfitojnë kur nënat e tyre punojnë, studimi zbuloi se vajzat e nënave që punojnë kanë më shumë gjasa të përfundojnë më tepër vite të edukimit, më tepër gjasa të punësohen në role udhëheqëse dhe të fitojnë më tepër të ardhura. Tek fëmijët e moshës 8-14 vjeç, nëse nënat punojnë 25-40 orë në javë, rreziku për obezitet është më i ulët kundrejt atyre nënat e të cilave punojnë orar më të shkurtë(1-24 orë) apo më të gjatë (41+).

    Dërgoni në shtrat shumë herët

    Prindërit që i dërgojnë fëmijët në gjumë pak para se të perëndojë dielli gjatë verës, jo vetëm që kanë më tepër kohë të shikojnë filma, por kanë edhe fëmijë që lulëzojnë. Studimi tregon se ky veprim ndikon mirë për zhvillimin psiqik, emocional dhe kognitiv.

    Kyçeni celularin

    Një profesor i familjes dhe shkencave konsumatore i studjon lidhjet mes prindërve të dhënë pas teknologjisë dhe problemeve me sjellje n tek fëmijët, madje e ka emëruar këtë dukuri si “teknoferenca”. Studimi zbuloi se prindërit që e pranoni se kanë varësi ndaj teknologjisë dhe përdorimit të tepërt të saj, kanë edhe probleme me marrëdhëniet me fëmijët. Ndërprerjet e lidhjeve me fëmijët i bën ata më agresivë, më të pakontrollueshëm dhe më të mbyllur në vete.

    Këndoni fëmijëve

    Një studim tregoi se këndimi ndaj fëmijëve i qetëson ata dyfish më shumë se kur ju flisni me ata. Këndimi u jep rehati emocionale si dhe më vonë ju ndihmon në arritjen e sukseseve akademike.

    Vraponi me ata

    Sa më tepër të jetë nëna aktive, aq më aktivë do të jenë fëmijët e saj. Studimi tregon se nënat aktive kanë fëmijë që janë më aktivë se shokët/shoqet e tyre.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...