Dy gjëra janë shumë joshëse – të brendshmet e femrave dhe detajet me dantelë. Dhe kur kombinohen këto të dyja, nuk ka asgjë më tërheqëse dhe e bukur për syrin e mashkullit! Vëreni detajet që veshin femrat me dantellë të dukshme nën këmishat e tyre apo fustanet, që tregojnë jo vetëm modë por tërheqin shumë vëmendjen e meshkujve. Po, këto femra vërtetë duken plot stil me modele të ndryshme të sytjenave me dantellë! A kishit dashur edhe ju të dukeni një femër e tillë?
Sytjena me dantellë nën diçka transparente
Nëse dëshironi të ekspozoni figurën tuaj trupore, atëherë sytjenat me dantellë nën bluza transparente apo këmisha janë vërtetë një hit i madh! Kur bëhet fjalë për këto variante, më së miri është të zgjedhni ndonjë kordele të zezë nga material transparent sepse do të duket shumë më joshëse dhe me shije. Sigurisht nëse dëshironi diçka të mrekullushme mund të ndjeheni të lirë të eksperimentoni edhe me ngjyra tjera.
Sytjena me dantellë nën këmishë ose bluzë me V formë
Një dekolte e hapur edhe në bluzat më të thjeshta krijojnë një bazë të shkëlqyer për një pamje më seksi. Në këtë rast, kontrasti i ngjyrave është i domosdoshëm, ashtu sikur edhe prerjet e veshjeve siç është forma V e hapur. Nëse dëshironi efekt edhe më të plotë mund të vendosni edhe ndonjë aksesorë në qafë.
Sytjena me dantellë me një bluzë apo fustan me shpinë të hapur
Si detaj joshës mund të jenë edhe sytjenat me dantellë në ndonjë fustan apo bluzë me shpinë të hapur. Ju mund të manipuloni me modele të ndryshme e të ekspozoni shpinën e të dukeni shumë joshëse. Andaj, ndjehuni e lirë për të treguar pjesët e bukura që posedoni, me siguri do merrni shumë admirime dhe lëvdata për pamjen tuaj!
Sytjena me dantellë në veshjet që mbërthehen me kopsa
Pra, me këmisha, xhaketa… mbërtheni deri në gjysmë dhe pjesën tjetër lëreni që të ju zbulohet nën sytjena me dantellë. Duhet të kujdeseni për masën e duhur dhe të mos jenë edhe aq të dukshme, por thjeshtë intriguese dhe joshëse.
Sytjena me dantellë me sako apo xhaketë
Sytjenat me dantellë në formën e xhaketave dhe pantallonave me bel të lartë – janë një kombinim i paparë! kjo është aq efektive dhe një kombinim shumë seksi e përkryer për ndonjë aheng apo dalje në mbrëmje.