4.4 C
Priština
More

    5 gjëra që tregojnë se jeni në lidhje me një mashkull të ndjeshëm

    spot_imgspot_img

    Meshkujt modern janë duke u bërë më të ndjeshëm dhe më të lidhur me gjysmën tjetër të tyre, dhe për shkak të kësaj, lidhja me një mashkull të ndjeshëm është ndryshe nga ajo me një “tradicional”.

    Meshkujt e ndjeshëm kujdesen për ndjenjat e njerëzve të tjerë dhe ndjehen keq kur i lëndojnë ato. Ata e kontrollojnë krenarinë e tyre dhe nuk kanë nevojë të tregohen më të mençurit, më të mirët apo më të rëndësishmit në dhomë. Ata e menaxhojnë lehtësisht çdo situatë. Janë persona ekiporë në çdo aspekt të jetës së tyre, si në punë, në lidhje dhe në shoqëri.

    Kur planifikojnë ata e balansojnë dëshirën e tyre me dëshirat e njerëzve përreth dhe gjimonë dinë se kur duhet të ndjekin dhe kur duhet të jenë udhëheqës.

    Më poshtë janë pesë shenjat se jeni në lidhje me një mashkull të ndjeshëm:

    1. Meshkujt e ndjeshëm janë të kujdesshëm.

    Ajo çfarë femrat e kërkojnë nga një mashkull është dashuria dhe kujdesi ndaj tyre, një mashkull i këtillë do të kujdeset për dëshirat dhe nevojat e juaja dhe do të sigurohet se jeni e lumtur. Ndjenjat e juaja janë të rëndësishme për të, ata kurrë nuk do të ju lëndojnë qëllimisht dhe mund të ju besohet me tërë zemrën.

    1. Meshkujt e ndjeshëm janë para se gjithash xhentëllmen

    Meshkujt e ndjeshëm gjithmonë janë xhentëllmen, ata trajtojnë njerëzit me rrespekt dhe kanë diçka kalorësake tek vetja. Një mashkull i ndjeshëm do të pëlqehet nga të gjithë familjarët, miqtë apo kolegët tuaj pasiqë ai është i çiltër.

    1. Një mashkull i ndjeshëm është nëj dëgjues i shkëlqyer.

    Femrat e dëshirojnë dikë që do i dëgjonte të gjitha çështjet e tyre dhe çka është më e rëndësishmja do t`i përkrahte pa i gjykuar. Nëse ky mashkull do e gjente partneren të brengosur, ai do të bënte çmos që ta këshillonte dhe ta dispononte. Pas dëgjimit të problemeve ai do të ofronte zgjidhje apo sugherime, mirëpo do të dinte edhe kur të qëndrojë i heshtur dhe të ju përqafojë.

    1. Një mashkull i ndjeshëm është një bashkëshort i mirë

    Meshkujt e ndjeshëm janë bashkëshortë të mirë pasiqë i vlerësojnë zotimet afatgjatë. Kur ata hyjnë në një lidhje, e bëjnë këtë me tërë zemrën e tyre. Ai do të jetë burrë i devotshëm dhe familjar, ndërsa familja e tij do të jetë prioriteti i parë.

    1. Mashkulli i ndjeshëm është realist.

    Mos e ngatërroni mashkullin e ndjeshëm me një që nuk është realist, pasiqë ai mund të qëndrojë me këmbë në tokë kur është nevoja mirëpo e bën atë me logjikë dhe respekt. Ai do të mund t`i besonte intuitës së tij dhe do i lejonte asaj që ta udhëzonte, mirëpo do të kontrollonte emocionet gjatë tërë kohës. Një mashkull i ndjeshëm nuk dorëzohet nga bindjet e tija pasiqë ato janë udhërrëfyesi i tij.

    Një mashkull i ndjeshëm është partneri ideal pasiqë është i afërt me ndjenjat e njerëzve të tjerë dhe i kupton nevojat emocionale të të tjerëve./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...