5 gatimet më të kërkuara në Google për vitin 2021

spot_imgspot_img

Nëse keni qëndruar mjaftueshëm në TikTok, me siguri që jeni tunduar të gatuani makaronat e famshme me djathë dhe domate qershi. Por kjo recetë nuk ishte e vetmja në listën e gatimeve më të kërkuara në Google për vitin 2021.

5. Shogayaki – pjatë e kuzhinës japoneze. “Shoga” do të thotë xhenxhefil ndërsa “yaki” skarë ose skuq. Receta përmban mish derri (por mund të jetë edhe viçi) dhe është pjata e dytë japoneze më e njohur. Përbërës të tjerë janë salca e sojës, mirin, qepë, hudhër dhe sheqer.

4. Charcuterie board – pjatë ose dërrasë e përbërë nga shumëllojshmëri mishrash të gatuar ose të pjekur. Kur shërbehet, shpesh shoqërohet me djathë, bukë, domate, ullinj, fruta e përbërës të tjerë sipas dëshirës.

3. Pasta feta – receta e famshme dhe e thjeshtë e TikTok. Një fetë e madhe djathi dhe domate qershi vendosen në furrë, shoqëruar me erëza dhe vaj ulliri. Më vonë i shtypim duke krijuar një salcë të tradhë dhe u hedhim sipër makaronat.

2. Nasi goreng – pjatë nga Azia Juglindore me oriz të skuqur, gatuar me copa mishi dhe perime. Përbërësit kryesorë janë oriz i skuqur, mish ose perime, shumëllojshmëri erëzash dhe salcë soje.

1. Tacos birria – tacos të famshme të përbëra me tortilla, mish, speca të thatë, salcë etj.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hidratim dhe ushqim në ditët e nxehta

Mbaje trupin të freskët me ujë, vakte të lehta dhe plan të mençur gjatë vapës, me këshilla praktike nga Kosovarja.

Materialet që zgjasin rrobat | Trend

Si të dallosh dhe të kujdesesh për materialet që i bëjnë rrobat të zgjasin, me këshilla praktike për Kosovë–Zvicër dhe familje.

Panna cotta me vanilje – recetë e thjeshtë

Panna cotta me vanilje për 4 persona, gati pa mundim: përbërës të qartë, hapa të sigurt dhe këshilla ruajtjeje që ta shijosh kurdo.

Dashuria në familje pa telefona

Një ritual i përditshëm pa telefona sjell prani, qetësi dhe kujtime të përbashkëta. Ja si ta ndezësh “kohën tonë” sonte, thjesht dhe pa stres.