4.4 C
Priština
More

    4 gënjeshtrat që nuk duhet t`i thuani në takimin e parë

    spot_imgspot_img

     

    Ndarja e ca gënjershtrave të vogla në takimin e parë nuk është ndryshe nga zbukurimi i rezymesë. Shembull, “nuk mund të pushoj së kontrolluari profilin e ish të dashurit në FB” shumë lehtë mund të konvertohet në “ jam e dhënë pas Fejsbukut”.

    Ja katër gjërat për të cilat nuk duhet të gënjeni kurrë, dhe një gjë që është në rregull të thuhet edhepse nuk është tërësisht e vërtetë…

    Mos u shtirni…

    …se ju pëlqen basketbolli. Njëjtë vazhdon edhe për futbollin, apo cilindo hobi që e keni provuar dhe jeni e sigurtë se nuk ju pëlqen. Është e natyrshme të dëshironi të gjeni një mes të përbashkët pasi keni dëgjuar se i pëlqen diçka shumë, mirëpo nëse gënjeni atëherë takimi i dytë do të sjellë bezdisje dhe keqkuptime.

    …se vrapimi është kënaqësi për ju. Nëse e gjeni veten me ndonjë entuziast të krosfit-it apo të maratonës, rezistoni dëshirës që edhe ju të thoni se e dashuroni vrapimin. Përndryshe, duhet të bëheni gati për të Shtune me djersitje nga vrapi e jo nga diçka tjetër që e dëshironi më shumë.

    …se e kuptoni tërësisht punën e tij. Nëse ai punon një nga ato punët që tingëllojnë të trilluara, mos hezitoni të pyesni se çfarë saktësisht nënkupton detyra e tij në punë. Nëse është diçka që nuk e dëgjoni çdo ditë, mos u turpëroni të pyesni, nuk do tingëlloni si e marrë nëse nuk e dini se çfarë do të thotë “biolog algoritmik”. Nëse nuk e pyesni tash, gjithmonë do të dëshironit të kuptoni se çfarë punon.

    …se mund të pini si pirat. Nëse mundoheni të mbani ritmin e tij në pirje të alkoolit do të pendoheni, qoftë edhe nëse mëngjesin e ardhshëm ju dhemb i gjithë trupi.

    Mirëpo ndoshta për këtë do të duhet të shtireni…

    …se e keni harruar ish të dashurin. Nëse shoqëruesi juaj flet për të dashurën që e la, bëni mirë të largoheni. Sipas kësaj logjike edhe ju nuk duhet të flisni për dashuritë e dështuara nga e kaluara. Mund të mësoni shumë nga lidhjet e mëparshme dhe ndarjet fatale, mirëpo nuk është një gjë që duhet ta ndani me dikë që e takoni për herë të parë. Nëse nuk e keni harruar tërësisht ish të dashurin, atëherë të paktën shtiruni./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...