16.4 C
Priština
More

    10 gjërat që ndryshojnë në lidhjen tuaj pas lindjes së fëmijëve

    spot_imgspot_img

    Shumë nga mikeshat e mia janë me barrë këto ditë. Me vetë faktin se përvjetori i tretë i martesës sime po afrohet, kohëve të fundit jam duke menduar më tepër për fëmijë.

    Bashkëshorti dhe unë diskutojmë për logjistikën e familjes sonë sepse është vështirë të mos brengoseni për gjithçka- të hollat, karrierën, kujdesin e fëmijëve, mungesën e gjumit si dhe për martesën tonë në përgjithësi. Fëmija di të vijë me stres të shtuar për lidhjen bashkëshortore, mirëpo të mirat që i sjell e bën këtë periudhë të dashur.

    Me qëllim që të promovojmë ndryshimet pozitive në lidhje, intervistuam dhjetë femra mbi impaktin e fëmijëve në lidhjen e tyre.

    Ja çfarë mësuam:

    1. Bëheni njësit më i ngushtë

    “Para fëmijës tonë të parë, bashkëshorti im dëshironte të kujdeset edhe për mua edhe për prindërit te tij, që rezultoi me tërheqjen e tij nga dy drejtime. Pasi lindi vajza jonë e kuptoi se ajo ishte tërësisht e varur nga ai dhe filloi të merrte vendime bazuar në atë se çfarë është më mirë për familjen e tij të re. Më nuk ishim “ne” kundër “atyre”, qendra e vëmendjes u bë fëmija”- thotë Rajmonda.

    2. Mundoheni të adresoni konfliktin në mënyrë të shëndetshme.

    “Jam rritur me prindër që janë grindur tërë kohën, më shkaktonin ankth sepse kurrë nuk i kërkonin falje apo nuk i falnin njëri tjetrit aty ku mund ti shihnim edhe ne. Për shkak të kësaj, unë dhe burri im mundohemi të grindemi “butësisht” para fëmijëve, nëse grindemi para tyre atëherë para tyre i kërkojmë falje njëri tjetrit”- Kimi.

    3. Nuk nevrikoseni pse nuk kaloni kohë kualitative bashkë

    “Që kur u bëmë me fëmijë, nuk e kemi kohën e lirë që e kishim më parë për njëri tjetrin andaj i gëzohemi shumë kohës që na mbetet. Pasi na erdhi djali jonë në jetë, na nevojitet kohë që të mbrojmë dhe kultivojmë martesën tonë, me qëllim që të bëhemi prindër më të mirë”- Dajana.

    4. Keni mundësinë të shihni partnerin të pjeket dhe lulëzojë si prind

    “Lindja e djemve tanë e ka shëndrruar partnerin tim lazdran në mashkullin që do jetë shembull për fëmijët e tij. Në fakt ai më mësoi mua se si të bëhem person më i mirë dhe më ndryshoi qëndrimin mbi jetën”- Arta.

    5. Ndani momente që vetëm ju dy mund t`i kuptoni

    “Kur vajza jonë bën diçka të ëmbël, më emocionon në një mënyrë që është e papërshkrueshme me fjalë, vetëm shikohemi me burrin tim dhe disi e kuptojmë së të dy po i gëzohemi të njejtës gjë. Atëherë e di se emocionalisht ai është aty ku jam edhe unë, edhepse verbalisht nuk mund të shprehim ndjenjat”- Sara.

    6. Tejkalimi i shtatëzënisë së vështirë ju afron më shumë

    “Të pasurit shtatëzëni të vështirë më afroi edhe më shumë me burrin tim. Foshnja jonë erdhi me prerje cezariane dy muaj para kohës. Bashkëshorti im ishte me mua tërë kohën… më mbante dorën derisa të më zinte gjumi, ishte Supermeni im dhe akoma është”- Lulja.

    7. Komunikimi juaj përmirësohet

    “Kur fëmija lindi, mendoja se burri im do e kuptonte kur do të kisha më tepër nevojë për ndihmë rreth përgatitjes së ushqimit dhe gjërave të tjera shtëpiake, mirëpo ai mendonte se nëse do më nevojitej diçka unë do kërkoja. Kur më në fund e pyeta pse nuk më ndihmn ai më tha se ishte i mahnitur se si arrija të përfundoja gjithçka vetëm dhe se supozonte se do i tregoja nëse më nevojitej ndihma sepse nuk di akoma të lexojë mendime. Nga ajo ditë kemi patur komunikim të shkëlqyer mbi atë se si të ndihmojmë dhe përkrahim njëri tjetrin”- Pranvera.

    8. Partneriteti bëhet realitet

    “Partner nuk është vetëm fjalë, por realitet i përditshëm. Për shembull, para se të na vinte foshnja, do i rregullonim alarmet në mëngjes për të bërë gjërat e nevojshme. Gjëja e vetme për të cilën negoconim ishte ajo se kush do bëjë dush i pari nëse do zgjoheshim në të njejtën kohë. Tani jemi ekip gjatë tërë mëngjesit, mësuam se si të funskionojmë si familja në vend se si individë, qoftë edhe në gjërat e vogla si përgatitja e kafes”- Besa.

    9 Ndihmon të konfirmoni se jeni me personin e duhur

    “Pritja e fëmijës e sjell personalitetin e vërtetë në pah, e keni mundësinë të shihni se kush është partneri juaj dhe si reagon ndaj situatave të ndërlikuara. Kur epashë burrin tim se si mban djalin tonë për herë të parë…ishte momenti kur konfirmova se është bashkëudhëtari im i jetës”- Lisa.

    10. Do të bëheni më shumë intimë

    “Ardhja e foshnjes e ndryshoi mënyrën se si ndjehesha për veten time dhe për trupin tim, më ndikoi në mënyrë pozitive se si të lidhem emocionalisht dhe seksualisht me partnerin. Ndjehem se tani më mirë e kuptoj trupin tim dhe fuqinë e tij- dhe ndjehem më rehat dhe autentike si nënë”- Verona./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...