3 teste për 3 sekonda: Si të dalloni vezën e vjetër?

spot_imgspot_img

1.TEST

Në enë të thellë të qelqit apo në gotë mbushni ujë. Vezën me kujdes vendojeni brenda në enë dhe vëzhgoni se çfarë ndodh.

  • Veza e freskët në tërësi do të fundoset dhe do të “ngjitet” për fundin e enës.
  • Veza më pak e vjetër me njërën pjesë do të jetë në fund dhe me tjetrën do të ngritet në sipërfaqe.
  • Vezët që lundrojnë në sipërfaqe janë të rrezikshme për konsumim andaj është më mirë që mos ti përdorni.
  1. TEST

Vezën kapeni me dorë dhe mbajeni afër veshit. Ngadalë shkundeni dhe dëgjojeni tingullin që lëshon brendia e saj.

  • Nëse nuk dëgjoni asnjë tingull veza duhet të jetë e freskët dhe e mirë për konsumim.
  • Nëse nga veza dëgjohet tingull, atëherë me siguri veza është e vjetër dhe mos e përdorni për përgatitje të gjellës.

3.TEST

Bëni gati vezët dhe një pjatë të madhe, të bardhë. Merreni vezën dhe butësisht thejeni në pjatë duke vëzhguar pamjen e saj.

  • Nëse e verdha qëndron e fortë dhe e ngritur, ndërsa e bardha është e grumbulluar rreth saj – kjo vezë është e freskët.
  • Nëse e verdha është e fortë por është zgjeruar dhe rrafshuar pak, ndërsa e bardha është e tejdukshme por jo e shpërndarë në pjate- kjo vezë është e vjetër por mund ende të konsumohet.
  • Nëse e verdha është e butë, krejtësisht e rrafshuar apo e derdhur, e bardha është si ujë dhe e shpërndarë në pjatë- atëherë kjo vezë është e vjetër dhe nuk është e sigurtë për konsumim./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Flokët | Frizura sezoni: si t’i përshtatni me rrobat që tashmë keni

Si t’i bëni frizurat e sezonit të përputhen me veshjet që tashmë keni: këshilla praktike për mbrojtje të flokëve, mënyra të thjeshta stilimi dhe kombinime me xhinse, triko, pallto dhe fustane të thjeshta.

Horoskopi ditor (argëtim): parashikime të lehta për 12 shenjat — dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat: sugjerime të shpejta për dashurinë, punën dhe mirëqenien, pa pretendime profesionale — vetëm për argëtim.

Si të rregulloni hyrjen e shtëpisë: ide funksionale për mikpritje dhe ruajtje praktike

Ide praktike për një hyrje mikpritëse dhe funksionale, me fokus në ruajtjen e sigurt të produkteve të pastrimit dhe kimikateve, si dhe në zgjidhje praktike për këpucë, veshje dhe mikpritje.

Rregullimi i kozmetikës: metoda praktike për organizim, etiketim dhe verifikim të afateve

Udhëzues praktik për rregullimin e kozmetikës së përditshme me fokus në produktet për flokë: si t’i organizoni, si t’i etiketoni dhe si të kontrolloni afatet e përdorimit duke përdorur praktikat e rekomanduara nga dermatologë.