6.5 C
Priština
More

    3 hapa si të gjeni nëntonin e lëkurës suaj dhe për çfarë ju shërben

    spot_imgspot_img

    Ju me siguri e dalloni lehtësisht ngjyrën e lëkurës, por keni dëgjuar ndonjëherë për atë që njihet si nuancë e lëkurës. Ndonëse duken si e njëjta gjë, në fakt nuk është kështu.

    Nuanca ose nëntoni i referohet ngjyrës “së poshtme” të lëkurës dhe mund të jetë e dobishme përsa i përket zgjedhjes së kremit pudër, grimit, ngjyrave të rrobave etj.

    Toni i lëkurës është ngjyra që shihni menjëherë në pasqyrë – e hapur, e lehtë, mesatare, e errët, diçka e ndërmjetme etj. Toni i lëkurës suaj mund të ndryshojë në varësi të faktorëve si ekspozimi në diell, por njerëzit zakonisht e dinë se çfarë ngjyre kanë.

    Po nëntoni (nuancë) si ndahet?

    Nuanca e ngrohtë: lëkura ka ngjyrë të verdhë, pjeshkë ose të artë

    Nuanca të ftohta: keni nuanca rozë ose blu

    Nuanca neutrale: keni një përzierje ngjyrash

    Si mund ta dalloni nëntonin e lëkurës?

    1- Dukeni më mirë me bizhuteri ari apo argjendi? Nëse përgjigjja është ari, keni tone të ngrohta. Nëse është argjent, keni nuanca të ftohta. Nëse nuk vini re ndonjë ndryshim, me siguri keni tone neutrale.

    1. Kur visheni me të bardha, lëkura duket rozë apo e bardhë?Nëse lëkura duket pak rozë, keni ton të ftohtë; nëse duket e verdhë, toni është i ngrohtë dhe nëse nuk vini re ndryshim, jeni të ngjyrat neutrale.
    2. Çfarë ngjyre kane venat?Jeshile apo blu? Nëse janë blu ose vjollcë, keni tone të ftohta. Nëse janë jeshile, jeni te nuancat e ngrohta. Nëse ngjyra është një përzierje e të dyjave, atëherë bëni pjesë te kategoria e toneve neutrale.

    Nëse vini re se keni tone të ngrohta, mund të përdorni buzëkuq në ngjyrë të kuqe ose nuancat portokalli si edhe pak blush. Nëse jeni te tonet e ftohta, qëndroni te ngjyrat pastel.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...