4.4 C
Priština
More

    21 vjeçarja është bërë një inspirim në Instagram për transformimin e lëkurës

    spot_imgspot_img

    Udhëtimi i saj me përvojën e akneve është i çmendur…

    Fytyra e Kali Kushner është kudo. Ose të paktën, kudo në Instagram. Është shpërndarë nëpër tërë faqet për transformimin e lëkurës së fytyrës para dhe pas, dhe me të vërtetë është një mrekulli, për të mos thënë ‘çmenduri’. Pra, nuk nënkupton se ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike, por bëhet fjalë për pastrimin e lëkurës së saj nga aknet akute, e cila i ka dokumentuar vazhdimisht në profilin e saj në Instagram për gati dy vite rradhazi, duke arrritur më shumë se 22.000 përcjellës në këtë proces.

    Kali ka theksuar se nuk e kishte filluar profilin e saj me asnjë ide apo qëllim të ekspozimit, por thjeshtë është përpjekur të mbajë gjurmë për progresin e saj, me recetën e përshkruar gjashtë mujore të Accutane, gjë që precizoi se nuk ishte linja e parë e mbrojtjes në trajtimin e akneve cistike.

    Ajo shpjegon se gjithnjë ka pasur akne të vogla që në shkollë të mesme, por që më vonë iu përkeqësua gjendja duke iu mbuluar e tërë fytyra. Ajo ishte përpjekur me çdo gjë për t’i larguar, që nga metoda e pastrimit me vajra, larja e fytyrës, përdorimi i kremrave dhe ilaçeve si dhe antibiotikë të përshkruar ngadermatologu, por që asgjë nuk kishte funksionuar.

    Pra, pas një viti zhgënjimi dhe mërzitje, ajo ishte konsultuar me dermatologen për të filluar me Accutane, ku edhe filloi t’i pastrohej mënjëherë fytyra që në javët e para. Ishte sinqerisht si një lloj magjie, kishte pohuar ajo, gjë që ia largoi irritimin brenda pak kohësh. Pasi kishte postuar fotot me fytyrën e përmirësuar, kishin rrjedhur mënjëherë komente të shumta nga persona që e inkurajonin apo kërkonin ndihmë nga ajo, ishin mbi 50 mesazhe në ditë që mezi se arrinte t’ua kthente njerëzve.

    Ajo nuk kishte bërë asgjë të veçantë, thjeshtë kishte deklaruar produktin që ia kishte përmirësuar fytyrën si dhe fotot si dëshmi pa asnjë filtrimi apo efekti në Instagram. Përderisa të gjithë postojnë foto reklamuese të vetes së tyre, ajo kishte zgjedhur të postojë gjërat më shpifëse dhe të pakëndshme, për faktin se gjithkujt mund t’i paraqiten dhe janë një gjë mëse normale.

    Megjithëse Kushner përdori Accutane për më shumë se një vit, ajo akoma vazhdon të postojë foto nga progresi i lëkurës së saj, që një kohë më parë e kishte tërë shenja dhe njolla të kuqe. Ajo pohon se e ka predispozitë gjenetike paraqitjen e puçrrave, por kujdesi i vazhdueshëm nuk e ka bërë asnjëherë të dëshpërohet dhe turpërohet para të tjerëve, sepse fundja secili nga ne ka standardet personale të përsosjes së bukurisë.

    Natyrisht, megjithëse isotretinoin, emri farmaceutik për Accutane – që nuk është më në treg, edhepse emri më i zakonshëm është Absorica që njihet si një ilaç i mrekullueshëm nga dermatologët, por gjithsesi nuk është edhe pa efekte anësore. Megjithëse aknet zhduken pasi të keni përfunduar ilaçet, sërish ekziston rreziku për efekte kronike dhe afatgjate, prandaj është e domosdoshme që të bisedoni me dermatologun tuaj para se të filloni./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...