20 hapa deri tek vetëbesimi

spot_imgspot_img

Femrat gjatë jetës harxhojnë më shumë se 10,000 euro në produkte të ndryshme kosmetike, tretmane zbukurimi, frizerë, anëtarësime nëpër klube fitnesi, dhe të gjitha këto për t’u ndjerë mirë, tërheqëse dhe bukur, tregon një studim në kuadër të kampanjës “Ready to gloë”, e realizuar me më shumë se 2000 femra.

Sipas rezultateve të studimit, edhepse në egon e femrave ndikojnë gjera të ndryshme materiale, vetëbesimin më së shpeshti e krijojnë ato gjëra të cilat nuk kushtojnë asgjë, sikurse buzëqeshja dhe shikimi i të panjohurit në rrugë.

Për shumicën e femrave, ndikim më të madh në vetëvesim ka një kompliment nga shoku apo partneri, një përqafim i ngrohtë apo ftesë për një takim. Top 20 gjërat të cilat përmirësojnë disponimin dhe ngrisin vetëbesimin tek femrat janë:

  • Komplimenti nga shoku apo partneri
  • Frizura dhe ngjyra e re e flokëve
  • Fotografia në të cilën ajo duket bukur
  • Këmbë të buta dhe të bukura pas depilimit
  • Gjumi kualitativ
  • Përqafimi
  • Kur dikush i thotë “të dua”
  • Kthim nga pushimi veror me ten të ndryshuar
  • Buzëqeshja e një të huaji
  • Rroba të poshtme të reja
  • Komentet e njerëzve që duket më e re se sa është
  • Pyetjet nga femrat tjera se ku e ka blerë fustanin, çantën dhe të ngjashme
  • Kombinimi i përkryer i veshjes
  • Komplimenti nga fëmiu që është e bukur
  • Zgjimi pa akne dhe mitiserë, me ten të bukur
  • Mbajtja e rrobave të cilat theksojnë pjesët e saja më të dashura të trupit
  • Vetullat e formësuara bukur
  • Ftesa për takim
  • Manikyri i ri
  • Grimi shumë i bukur/gruaja-sot.net/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Flokët: organizimi i produkteve dhe afatet e përdorimit — udhëzime praktike për shtëpi

Si t’i organizoni dhe të kontrolloni afatet e produkteve të flokëve në shtëpi, me këshilla praktike për të parandaluar dëmtimet nga dielli, klori dhe stili i përditshëm.

Horoskop ditor argëtues për 12 shenjat — dashuri, punë dhe mirëqenie (8.9.2026)

Lexo horoskopin ditor argëtues për 12 shenjat dhe zbuloni sinjale të dashurisë, dinamikës në punë dhe ide për mirëqenie në ditën e 8 shtatorit 2026 — vetëm për argëtim.

Showbiz: si të përgatiteni për një festival kulturor — etiketa dhe përvoja e publikun

Udhëzues praktik për pjesëmarrësit në festivalet kulturore: si të verifikoni informacionin, sjelljen gjatë ngjarjes dhe mënyrat për të mbështetur artistët dhe trashëgiminë kulturore.

Pastrimi dhe organizimi: kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzues praktik për të krijuar dhe mirëmbajtur një kënd studimi të sigurt dhe të organizuar për vetëm një fëmijë, me theks tek ruajtja e kimikateve dhe masat e parandalimit të aksidenteve.