Rregullat e mirësjelljes nuk janë të vështira për tu shfaqur – është respekti i ndërsjelltë ndaj vetes dhe të tjerëve. Por, ekzistojnë disa nuanca që vetëm një numër i vogël i njerëzve kanë njohuri. Bright Side ka mbledhur disa rregulla të cilat mund të j’ua bëjnë jetën më të këndshme juve por edhe të tjerëve.
1. Asnjëherë mos shkoni ta vizitoni dikë pa i lajmëruar.
Nëse keni pranuar ndonjëherë ndonjë vizitë të papritur, ka shumë gjasa të keni qenë në pizhame dhe pantofla. Mos krijoni situatë të pavolitshme për personin që ju mirëpret, është mirë të kontaktoni dhe të caktoni vizitën e planifikuar.
2. Asnjëherë mos thani një ombrellë të lagur duke e lënë ashtu të hapur.
Mos e bëni këtë as në zyrën ku punoni, por edhe në vendin e dikujt tjetër. Duhet ta mblidhni që mos të zërë vend apo ti pengojë dikujt.
3. Asnjëherë mos e vendosni çantën e dorës në prehërin apo karrigen tuaj.
Një kuletë e vogël mund të vendoset në tavolinë, por çanta e dorës është mirë që të pozicionohet në varëse, apo mbrapa karriges.
4. Qeset plastike duhet të përdoren vetëm në supermarkete.
Kjo vlen edhe për qeset me brende që jepen në dyqane për blerje rrobash apo diçka tjetër, mos i bartni me vete edhe për raste tjera, nuk është shumë e hijshme!
5. Veshja në shtëpi duhet të përfshijë pantallona dhe bluzë të rehatshme (ose trenerka).
Mjafton të jenë të pastra dhe komode. Banjarka dhe pizhamet duhet të shfrytëzohen për në banjo apo gjatë fjetjes.
6. Kur dëshironi të hyni në dhomën e dikujt, bëni rutinë duke trokitur në derë.
Edhe personat tjerë kështu do të mësojnë dhe trokasin njëlloj.
7. Një femër mund të veshë një kapelë dhe dorëza në ambient të mbyllur.
Por jo edhe kaçketë edhe dorashka të trasha.
8. Numri i aksesorëve që ju vishni nuk duhet të tejkalojë numrin 13, duke përfshirë edhe kopsat moderne të veshjes.
Mbi dorëza lejohet të vendosni një byzylyk, por jo edhe unazë. Në mbrëmje mund të vendosni stoli më të shtrenjta dhe të ngarkuara. Para shumë kohe diamantet janë lejuar të barten në mbrëmje vetëm nga gratë e martuara, por në ditët e sotme mund ti përdorin të gjithë femrat.
9. Nëse e ftoni dikë në restorant, kjo nënkupton se ju paguani.
Nëse ju i bëni ftesë ndokujt për të shkuar diku në restorant, ju duhet ta merrni përsipër pagesën, por nëse vendosni në mënyrë kolegiale, secili mund të paguajë për vete.
10. Personi që del i pari nga ashensori, qëndron më afër derës.
11. Nëse voziteni në makinë, vendi më prestigjioz është në ulëset prapa.
Nëse voziteni në makinë e rrethuar me një shofer, është më mirë të uleni në ulësen prapa makinës, kështu shoferi ju respekton duke j’ua hapur derën e pasme të dilni më lehtë.
12. Të thuani se jeni në dietë, konsiderohet si sjellje e pahijshme.
Nuk mund të rrefuzoni ushqimin e ofruar nga një zonjë mikpritëse, me anë të këtij justifikimi. Duhet ta lavdëroni për mënyrën e gatimit, edhe nëse nuk e keni provuar ende.
13. Tabu për biseda të shkurtëra: politikë, religjion, shëndet, para.
Pyetje e papërshtatshme: “çfarë fustani i bukur! Sa ju ka kushtuar?”, në raste të tilla, thjeshtë buzëqeshni dhe thuani butësisht se e keni dhuratë. Nëse personi insiston, bëjani me dije se nuk dëshironi të flisni në lidhje me këtë.
14. Familjarizimi me njerëzit që nuk njihen me njëri-tjetrin, është i ndaluar.
Trajtoni të tjerët ashtu siç dëshironi të ju trajtojnë juve. Edhe nëse e njihni një person mirë, në zyrë apo kudo në ambient pune duhet të silleni sikur jeni të huaj. Respektoni ata, por mos u lëshoni shumë!
15. Mos diskutoni per persona që nuk janë të pranishëm, kjo llogaritet si thashetheme.
Mos diskutoni gjëra të papranueshme në mungesë të personit në fjalë, kjo llogaritet si sjellje e pahijshme.
16. Në koncert, kinema apo teatër, duhet të mbani rradhën, mos u ngutni të tejkaloni të tjerët.
17. Është mirë të mbani sekrete për nëntë gjëra:
Mosha, pasuria, grindjet familjare, feja, problemet shëndetësore, dashuria, dhuratat, nderi dhe turpi.
Dhe për në fund, një fjali rreth mirësjelljes adekuate nga Jack Nicholson:
“Unë mendoj shumë për rregullat e mirësjelljes. Si të shërbej pjatat apo servimin. Mos të bërtisni nga dhoma në dhomë. Mos të hyni në një derë të mbyllur pa trokitur e shumë rregulla tjera. Qëllimi i këtyre rregullave është thjeshtë të krijoni një jetë më të mirë. Nuk mund të krijoni grindje dhe luftë vazhdimisht me prindërit – është sikur të hasni në veshë të shurdhër. I kushtoj shumë rëndësi sjelljeve të mia. Kjo nuk është një abstraksion, është një gjuhë e thjeshtë dhe e kuptueshme e respektit të ndërsjelltë”!