6.8 C
Priština
More

    TOP ushqimet që mund t’iu ndihmojnë të mbetni shtatzënë

    spot_imgspot_img

    Ju e dini se ka shumë rregulla rreth ushqimeve që mund dhe nuk mund të hani sapo të mbeteni me barrë, por çka nëse ju jeni duke u përpjekur për të mbetur shtatzënë?Në pyetjen se a munden disa ushqime të përmirësojnë aftësinë tuaj për të bërë një fëmijë, shumë ekspertë të kësaj fushe janë përgjigjur pozitivisht. Këto janë 7 ushqime për rritjen e fertilitetit që duhet t’i shtoni në dietën tuaj tani.

    Legumet

    Legumet janë një frut ruti magjik që përpos beneftieve tjera për shëndetin, kanë rol edhe në rritjene fertilitetit tek gratë. Hulumtuesit në Universitetin e Harvardit për Shëndetin Publik testuan pothuajse 19,000 infermiere femra, të cilat po përpiqeshin të mbeteshin shtatëzanë dhe gjetën se infertiliteti ishte 39% më i madh se sa tek gratë që ushqeheshin me proteina të marra nga kafshët. Kurse gratë që ishin ushqyer më shumë me proteina bimore kishin gjasa më të ulëta të problemeve rreth ngjizjes. Pra, hidhni legume garbanzo në një sallatë, ose bëni ndiqeni një dietë të pasur vegjetariane. Shtoni edhe thjerrëza, tofu, arra e proteina tjera bimore.

    Akullorja

    URRA! Jo jo, nuk po ju bëjnë sytë!. Sipas studimit “The Nurses’ Health Study” u zbulua se një ose dy shujta të përditshme të qumështit të zakonshëm mbrojnë kundër infertilitetit ovulues. Andaj konsumi i akulloreve me qumësht të zakonshëm nuk ju dëmton shanset për të mbetur shtatzënë. Qumështi i skremuar dhe ai me përçindje të ulët të yndyrës çuditërisht e bën të kundërtën, thotë Jorge E. Chavarro, M.D., profesoreshë e ushqimit dhe epidemiologjisë në Shkollën e Harvardit të Shëndetit Publik. Megjithatë, Dr. Chavarro sugjeron zëvendësimin e një pjese të qumështit me yndyrë të ulët në ditë me një me yndyrë të plotë.

    Sallatat dhe perimet tjera të gjelbëra

    Spinaqi, romaine, arugula, brokoli dhe zarzavate të tjera me gjethe të errëta janë të larta në folatë (acidi folik), me vitaminë B që disa studime kanë treguar se mund të përmirësojnë ovulimin. Sygjerohet që edhe partneri juaj të konsumojë këto produkte pasi që meshkujt që marrin doza më të larta të folatit bëjnë spermë më të shëndetshme, potencialisht duke ulur shanset për abort ose të kenë probleme gjenetike tek foshnja. Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë vëzhguan 97 meshkuj jo-duhanpirës të cilët nuk kishin histori të problemeve të pjellorisë dhe zbuluan se ata që kishin konsum më të lartë të vitaminës kishin pothuajse 20% më pak prodhim të spermës jonormale.

    Fara kungulli

    Farat e kungullit përmabjnë shumë hekur. Një studim zbuloi se gratë që rregullisht morën një shtojcë hekuri (që është hekuri i hemolit) kishin 40% më pak të shance për të pasur probleme të mbeteshin shtatzënë sesa ato që nuk përdornin produkte me hekur.

    Buka e zezë

    Karbohidratet kërkojnë më shumë kohë se ato të rafinuara për të tretur, duke ndihmuar në mbajtjen e stabilitetit të sheqerit në gjak (dhe nivelet e insulinës). Dhe lidhja e kësaj me mbejten shtatzënë lidhet me nivelet e rritura të insulinës të cilat mund të pengojnë hormonet riprodhuese. Një studim holandez që hulumtoi 165 çifte që po përpiqeshin të bënin fëmijë, duke gjetur se kur gratë kishin nivele të larta të sheqerit në gjak, ata përgjysmonin shanset për shtatzani. Kur jeni duke u përpjekur të mbeti shtatzënë, gjithmonë zgjidhni bukën e zezë në vend të bukës së bardhë.

    Vaj ulliri

    Vaji i ullirit është një yndyrë e pangopur që radhitet në vajërat e shëndetshëm që përdoren edhe për dietat në humbje të peshës. Ky vaj ndihmon në rritjen e ndjeshmërisë së insulinës dhe zvogëlon inflamacionin në të gjithë trupin (inflamacioni ndërhyn me ovulimin, konceptimin dhe zhvillimin e hershëm të embrionit). Përdoreni atë në sallata me pak uthull balsamike, ose përdorni atë për gatim në vend të gjalpës.

    Salmon i egër

    Ky peshk i ujit të ftohtë është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat mund të ndihmojnë në rregullimin e hormoneve riprodhuese dhe rritjen e rrjedhjes së gjakut në organet riprodhuese. Përveç ngrënies së salmonit, mund të merrni 1000 deri në 2000 mg në ditë të acideve yndyrore omega-3 me 2 lugë arra, ose 2 lugë me fara chia.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...