1.2 C
Priština
More

    7 shenja serioze që tregojnë se keni nevojë për magnez

    spot_imgspot_img

    Mungesa e magnezit, e njohur gjithashtu si hipomagnezemia, është një problem shëndetësor shpesh i neglizhuar. Shkaqet e mungesës së magnezit ndryshojnë. Ato variojnë nga marrja jo e përshtatshme dietike deri në humbjen e magnezit nga trupi. Problemet shëndetësore të shoqëruara me humbjen e magnezit përfshijnë diabetin, probleme me tretjen, diarre kronike dhe probleme me kockat.

    7 simptoma të mungesës së magnezit

    Shtrëngimet dhe ngërçet e muskujve: Shenjat e zakonshme të mungesës së magnezit përfshijnë shtrëngim të muskujve, dridhje dhe ngërçe.

    Çrregullimet mendore: Mungesa e magnezit mund të shkaktojë mpirje mendore, mungesë emocionesh, delir, madje edhe gjendje kome. Shkencëtarët kanë sugjeruar që mungesa mund të shkaktojë edhe ankth, por asnjë provë e fortë nuk e mbështet këtë ide.

    Osteoporozë: Mungesa e magnezit mund të rrisë rrezikun e osteoporozës dhe frakturave të kockave, megjithëse ky rrezik ndikohet nga shumë faktorë.

    Lodhje dhe dobësia e muskujve: Mungesa e magnezit mund të shkaktojë lodhje ose dobësi të muskujve. Sidoqoftë, këto nuk janë shenja specifike nëse nuk shoqërohen nga simptoma të tjera.

    Presioni i lartë i gjakut: Provat sugjerojnë se mungesa e magnezit mund të rrisë presionin e gjakut. Për më tepër, suplementet mund ndihmojnë njerëzit me presion të lartë të gjakut.

    Astma: Mungesa e magnezit është shoqëruar me astmë të rëndë. Sidoqoftë, roli i tij në zhvillimin e astmës nuk është kuptuar plotësisht.

    Rrahjet e parregullta të zemrës: Një nga simptomat e mungesës së magnezit është aritmia e zemrës, ose rrahjet e çrregullta të zemrës, të cilat mund të rrisin rrezikun e ndërlikimeve më serioze, të tilla si goditje në tru.

    Më poshtë është përmbajtja e magnezit në 100 gram te disa prej burimeve më të mira të tij:

    Bajame: 270 mg

    Farat e kungullit: 262 mg

    Çokollatë e zezë: 176 mg

    Kikirikë: 168 mg

    Kokoshka: 151 mg

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...