15 këshilla gjeniale për makiazh

spot_imgspot_img

Që të lyheni sa më bukur, ju nevojitet pak praktikë dhe ushtrime, si dhe sigurisht ideja të mira, e me disa truqe gjithmonë mundeni të nxirrni në pah atë që më së miri i rri fytyrës suaj dhe me këtë t’i fshihni të gjitha mangësit. E gjitha është efekt vizuel!

1.  Pyetja, të cilës të gjitha vajzat do të donin t’ja dinin përgjigjen, është se si ta vendosim vijën e përkryer të lajnerit? Eksperti i makiaazhit Rea Morris është këtu të ndihmojë. “Vendosni një trakë ngjitëse nën sy që më lehtë të mund ta përcillni dhe vizatoni vinë e drejtë”! Gjeniale.

2. Grimerja e VIP-ave Carmindi rekomandon që para zgjedhjes së lajnerit vendosni për nuansa sa më tradicionale. “Shmangni lajnerin e zi, sepse ai ngushton formën e syrit tuaj. Provoni ndonjë me ngjyra që definon vijën e epërme të qerpikëve tuaj”.

3. Maskara e zezë nganjëherë mund të jetë e mërzitshme, atëherë pse nuk argëtoheni dhe provoni ndonjë maskarë me ngjyra vetëm në majet e qerpikëve tuaj? Përveç kësaj, kjo mund t’ju japë syve tuaj pamje freskuese.

4. Jeni duke shkuar pas punë në një ndejë? Një buzëkuq me ngjyrë të fortë shumë lehtë do t’ju japë pamje të toaletit të mbrëmjes?

5. Dëshironi të përkryerën, e me vetulla natyrale si të Megan Fox? Mbushini me hije për sy ngjyrë të ngjajshme me vetullat tuaja, që do t’i japë pamje më të butë dhe më natyrale, më shumë se nga kreoni.

6. Secila femër duhet të ketë buzëkuq i cili është për një nuancë më i hapur se ngjyra natyrale e buzëve. Kjo është një mënyrë e thjeshtë që të fitoni pamje të hareshme.

7. Është me rëndësi që lëkura të jetë e shëndetshme dhe e hidratuar kur është në pyetje makiazhi. “ Filloni me përdorimin e tonikëve dhe xhelave për pastrim të fytyrës, e pastaj mund të vendosni kremën dhe serumin. Nëse lëkura juaj duket mirë, secili makiazh do të duket bukur!”.

8. Sikur edhe të gjitha produktet, edhe makiazhi ka afatin e caktuar, e këtë si duket shumë vajza nuk e kuptojnë! Maskara ose lajneri duhet të ndërrohet së paku pas tre muajve.

9. A ju nervozojnë qeset dhe hijet e zeza nën sy? Për këtë ka një zgjidhje nëse çdo ditë vendosni krem që e hidraton lëkurën.

10. A e keni ditur që ekziston një sprej i cili sprucohet në fytyrë në mënyrë që makiazhi juaj të qëndrojë me orë? Ideale për mbrëmje të maturës.

11. Atëherë kur keni menduar që korektori juaj nuk mund të bëj çudira, do të befasoheni që atë mund ta përdorni edhe si bazë përmbi sy për hijet.

12. Mally Roncal, ekspert për makiazh këshillon që në rast të vendosjes së bronzerit, së pari duhet të fillojmë nga mollëzat pastaj të kalojmë në ballë, hundë dhe mjekërr.

13. Secila vajzë dëshiron të nxjerrë në pah mollëzat e saj, e kjo lehtë mund të arrihet edhe pa operacion plastik. Thjesht vendosni bronzerin nën faqe dhe në ashtin e mollëzave, kjo do të bëj që ato të duken më të mëdha.

14. Vuani nga shkaku që sytë tuaj janë shpesh me kapilarë gjaku të theksuar, apo janë të skuqur? Kreoni i bardhë apo lajneri rreth syve do të bëj që e kuqja në shikim të mos vërehet.

15. A e keni ditur ku është truku i vendosjes së ‘të kuqit’ për faqe? Gjithmonë leni një dy gishta hapsirë nga hunda deri aty ku e kuqja në faqe fillon./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.