19.2 C
Priština
More

    15 fakte të rëndësishme për vaginën që jo shumë njerëz i dinë

    spot_imgspot_img
    1. Vulva nuk është vagina, por e dimë se çfarë kuptoni

    Vagina është një kanal muskulor që shkon nga qafa e mitrës, pjesa e poshtme e mitrës, në pjesën e jashtme të trupit. Vulva është e gjithë pjesa e jashtme – duke përfshirë labian, uretrën, klitorin dhe hapjen e vaginës. Por nëse i referoheni të gjithë zonës atje poshtë si vaginë, mos u shqetësoni. Gjuha në fund të fundit është fluide.

    1. Shumica e njerëzve nuk mund të kalojnë orgazmën vetëm nga penetrimi vaginal

    Pak më shumë se 18% e njerëzve me vaginë thonë se mund të arrijnë orgazmën vetëm nga penetrimi. Për pjesën tjetër, 80%, çelësi kryesor është klitori.

    1. Jo të gjithë njerëzit me vaginë janë gra

    Organet gjenitale nuk janë tregues të gjinisë. Ka shumë njerëz që kanë vaginë që nuk janë gra, por mund të identifikohen si burrë ose me gjini të pacaktuar.

    1. Nëse keni një ‘pikë G’, ka të ngjarë të jetë për shkak të klitorit

    Kultura pop është fiksuar me pikën G për dekada, duke bërë që shumë njerëz të ndiejnë presion për të gjetur pikën e nxehtë. Por studimet thonë se nuk ka prova që të provojnë ekzistencën anatomike të pikës G.

    1. Himeni mund të çahet para marrëdhënies së parë seksuale

    Himeni mund të çahet para se një person të kryejë marrëdhënie seksuale nga aktivitete joseksuale, si përdorimi i biçikletës. Çarja e himenit nga aktivitete të tilla, nuk do të thotë se personi nuk është i virgjër.

    1. Klitori ka dy herë më shumë mbaresa nervore se penisi

    Penisi i ndjeshëm ka rreth 4,000 mbaresa nervore. Klitori i famshëm „i vështirë për t’u gjetur“ ka 8,000. Një arsye më shumë për t’i dhënë klitorit vëmendjen që meriton.

    1. Vaginat supozohet të kenë erë

    Vagina përmban një ushtri shumë të specializuar bakteresh që punojnë gjatë gjithë kohës për të mbajtur pH e ekuilibruar. Dhe si bakteret e tjera, këto kanë një erë. Sigurisht, nëse vini re një aromë të re të çuditshme ose shumë të fortë, kontaktoni me mjekun.

    1. Vagina pastrohet vetë. Lëreni të bëjë të punën e saj

    Ushtria e lartpërmendur e baktereve të specializuara ekziston me qëllimin e vetëm për të mbajtur pH vaginal të ekuilibruar si edhe për të larguar bakteret e tjera armiqësore. Prandaj sekrecionet në mbathje gjatë ditës janë normale, pasi janë rezultat i përpjekjeve të pastrimit të vaginës.

    1. Mund të ndiheni të lagësht pa qenë të eksituar

    Kur një vaginë është e lagësht, personi dëshiron të bëjë seks, apo jo? Gabim. Vaginat mund të lagen për një mori arsyesh.

    1. Vaginat thellohen pas eksitimit

    Me seksin në mendje, vagina “hap dyert e saj”. Pas eksitimit, pjesa e sipërme e vaginës zgjatet, duke shtyrë qafën e mitrës dhe mitrën pak më thellë në trupin tuaj për të bërë vend për penetrimin.

    1. Dhe gjithashtu ndryshojnë ngjyrë

    Kur jeni të eksituar, gjaku nxiton për në vulvë duke ndryshuar ngjyrën. Kjo mund të bëjë që ngjyra e lëkurës tuaj në atë zonë të duket më e errët.

    1. Orgazmat janë ndryshe

    Portretizimi i orgazmave nëpër libra dhe filma ka bërë që të përhapet një imazh jorealist. E vërteta është se orgazmat vijnë në të gjitha format dhe madhësitë – dhe kjo do të thotë që kafshimi intensiv i buzëve ose harkimi i shpinës nuk kanë pse përfshihen. Shumë orgazma janë të shkurtra dhe të ëmbla, ndërsa të tjerat ndihen më të fuqishme. Mundohuni të mos fiksoheni shumë për madhësinë e orgazmës. Mos harroni që seksi është udhëtim, jo destinacion.

    1. Disa njerëz kanë dy vagina

    Për shkak të një anomalie të rrallë, disa njerëz kanë dy kanale vaginale. Njerëzit me dy vagina mund të mbeten shtatzënë dhe të lindin fëmijë, por ekziston një rrezik më i lartë për abort dhe lindje të parakohshme.

    1. Madhësia dhe vendndodhja e klitorit ka rëndësi për orgazmën

    Sipas një studimi të vitit 2014, arsyeja që disa njerëz me vaginë kanë probleme me orgazmën gjatë seksit penetrues mund të jetë për shkak të klitorit relativisht të vogël që ndodhet pak larg hapjes vaginale.

    1. Sekrecionet vaginale gjatë shtatzënisë shtohen

    Në mënyrë që t’ju mbrojë ju dhe njeriun e vogël që rritet brenda jush nga infeksioni, vagina vazhdon të pastrojë duke rezultuar në rrjedhje të vazhdueshme.

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...