4.4 C
Priština
More

    11 gjërat që ndikojnë ëndrrat e juaja

    spot_imgspot_img

    Truri jonë punon në mënyrë që rishfaq konfliktet e pazgjidhura, gjërat që nuk mund ti themi në realitet na shfaqen në ëndërr. Më poshtë mund të lexoni për 11 gjërat që ndikojnë në ëndrrat tona.

    1. Aromat

    Aromat e luleve influencojnë që të shihni ëndrra të mirë ndërsa aroma e squfurit lidhet me ëndrrat negative. Studimet tregojnë që depërtimi i ndonjë arome në dhomën e gjumit mudn të ndikojë shumë në atë se çfarë ëndrra do të shihni.

    2. Tingujt

    ëndërroni se ndodheni në një objekt që është i zënë nga zjarri dhe e kuptoni se alarmi i zjarrëfiksave është në fakt alarmi i orës suaj. Edhe tingujt janë një aspekt që influencon fuqishëm ëndrrat e juaja.

    3. Ushqimet pikante

    Gjithçka që mund të shkaktojë mostretje, djathi, ushqimet pikante, ju bën që të keni mundësi më tepër të mbani mend makthin. Andaj është më mirë që të hani ushqim së paku dy orë para se të shkoni në shtrat.

    4. Të fleni mbi stomak

    Jeni të prira të shihni ëndrra shumë reale? Ndoshta kjo ka të bëjë me pozitën në të cilën fleni, të bërit gjum mbi bark mund të lidhet me ëndrrat erotike, kjo gjë ka të bëjë me mënyrën e frymëmarrjes andaj rregullojeni pozitën në të cilën fleni.

    5. Vitamina B6

    Edhepse nuk ka ndonjë studim që lidh vitaminën B6 me ëndrrat reale, B6 është faktor që shëndrron aminoacidet në neurotransmiterë që ndikojnë në ëndrrat e tona. Të ndaloni ëndrrat reale, ndaloni edhe suplementet.

    6. Antidepresantë

    Klasi i antidepresantëve sikurse Prozak, Paksil dhe Zoloft, mund të jenë shkaku i maktheve të juaja. Kjo gjë është dëshmuar se i bën REM fazat më intenzive tek personat që konsumojnë këto barëra.

    7. Ndalimi i duhanit

    Dorëheqja nga duhani ju bën të ëndërroni se si konsumoni cigare. Mungesa e nikotinës e stimulon aktivitetin e trurit në një mënyrë që ju bën të ëndërroni më shumë.

    8. TV bardhë e zi

    Nëse jeni rritur para televizionit bardhë e zi, me siguri që ëndrrat do ju kujtohen vetëm bardhë e zi. Pika kritike e ekspozimit ndaj medias bardhë e zi është mes moshës 3 dhe 10 vjeçare, andaj nuk mund të bëni shumëçka që të ndryshoni ngjyrat e ëndrrave të juaja.

    9. Shkoni në shtrat e uritur

    Jeni duke luftuar me dietën tuaj dhe ëndrrat e juaja mund të jenë dëshmitar i kësa lufte. Niveli i ulët i sheqerit në gjak mund të ju eksitojë përderisa fleni, që nënkupton se do të keni ëndrra në të cilat hani hamburgerë, pizza e tj.

    10. Filma të frikshëm para gjumit

    Filmat e tmerrshëm shkaktojnë ëndrra të tmerrshme. Gjithçka që bëni para kohës së gjumit mund të influencojë ëndrrat e juaja.

    11. Shtatëzënia dhe periudha e paslindjes

    Keni humbur foshnjen dhe mundoheni për të gjetur atë? Kjo është ëndërr tipike e nënave në shtatëzëni apo që sapo kanë lindur. Ndjenjat e përziera, mungesa e gjumit dhe hormonet e ndryshueshme janë faktorë që ndikojnë në ëndrra tepër reale./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...