11 gjërat që e bëjnë të dashurin tuaj të lavdërohet për ju

spot_imgspot_img

 

  1. Sa shumë seks keni. Meshkujt kurrë nuk do të pushojnë së lavdëruari për këtë fakt, edhe pleqtë mund ti dëgjosh duke u lavdëruar për jetën e tyre të shkëlqyer seksuale.
  2. Sa jeni e relaksuar. Meshkujt ndjejnë krenari nëse nuk jeni si vajzat tjera, përkundrazi jeni e relaksuar dhe e qetë dhe nuk e bëni të madhe nëse ai del deri vonë me shokët.
  3. Netët e juaja të takimit. A keni patur takim të mrekullueshëm? A konsiderohet go-karting si takim? E pra meshkujt lavdërohen për kësisoj gjërash.
  4. Si kaloni në punë. Normalisht që ai do te krenohet me arritjet e juaja, ndoshta ua thotë të gjithëve se sa e rëndësishme është puna juaj. Ndoshta edhe mban ndonjë kartë biznesi me emrin tuaj në të.
  5. Të gjitha gjërat “mashkullore” që ju pëlqejnë. Partnerit tuaj i pëlqejnë të gjithë hobitë e përbashkëta. Nëse mund të shkoni bashkë për ndonjë lojë futbolli apo të luani video lojra në mbrëmje, të gjitha këto janë pjesë e lëvdatave.
  6. Tregimi juaj se si jeni takuar. Ndoshta nuk do e tregojë të njejtin version sikur ju, por nëse keni një tregim të tillë normalisht që do ua tregojë të gjithëve në pijetore.
  7. Sa shumë argëtoheni së bashku. Nëse ende mund të qëndroni tërë natën në aheng duke patur aventura të ndryshme, ai definitivisht ua tregon miqve të nesërmen.
  8. Sa keni besim njëri-tjetrin. Besimi është themeli mbi të cilin keni ndërtuar marrëdhënien tuaj. Çështja është, në qoftë se një nga miqtë e tij është ankuar në lidhje me të dashurën e tij e cila kontrollon nëpër telefonin e tij, ai do të bëjë një reagim duke thënë, “e dashura ime nuk e bën këtë.”
  9. Aftësitë e shkëlqyera për jetë. A jeni kuzhiniere e shkëlqyer? Mund të ndërtoni një karrike nga një pemë e vjetër lisi? Keto gjëra e mahnisin të dashurin tuaj.
  10. Lidhja juaj psikike. Mund të shikoni në njëri-tjetrin dhe të komunikoni mendimet komplekse si, “Le të dalim prej këtu”, ose, “E din çka, kam ndryshuar mendjen time” … Jo të gjithë kanë këtë lloj komunikimi dhe kjo gjë e bën të dashurin tuaj krenar.
  11. Sa të mira jeni në dhënien e dhuratave. Dhënia e dhuratave është një art. Nëse i keni bërë ndonjë befasi për ditëlindjen e tij, të jeni të sigurtë se do ua tregojë të gjithëve javën që vijon./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Udhëtime: Udhëzues i qartë për përgatitjen e bagazhit të dorës — pa rregulla të paverifikuara kompanish

Udhëzues praktik për përgatitjen e bagazhit të dorës me fokus në dokumentet, deklarimin e mallrave dhe verifikimin e informacionit zyrtar. Sugjerime për përdorimin e aplikacioneve zyrtare dhe kontaktet konsullore.

Shoqeria‑Familja: Rituali i përditshëm 20‑minutësh pa telefona për të afruar brezat

Një udhëzues praktik për një ritual të përditshëm 20‑minutësh pa telefona që ndihmon të forconi lidhjet ndërbrezore, të përmirësoni komunikimin dhe të krijoni një hap të sigurt për ndarjen e ndjenjave.

Deserte: Ëmbëlsirë e thjeshtë me sasi të qarta — Tartaletë rikotë e mjedra për 4 persona

Recetë e thjeshtë, me sasi të sakta për 4 persona: tartaletë me bazë krokante, krem rikotë të lehtë dhe mjedra të freskëta. Këshilla për përgatitje dhe siguri ushqimore.

Ushqimi‑dieta: Vakte dhe pije për hidratim në nxehtësi — udhëzime nga institucionet shëndetësore

Ushqimi‑dieta: Vakte dhe pije për hidratim në nxehtësi — udhëzime nga institucionet shëndetësore