4.4 C
Priština
More

    10 ushtrime efektive për shtrëngimin e këmbëve dhe të pasmeve

    spot_imgspot_img

    Veçmë jemi në pranverë dhe nëse nuk ia keni filluar prej tani, ndërmerrni masa mënjëherë për të ushtruar rregullisht, nëmënyrë që të mbani linjën e bukur të trupit. Po ju tregojmë disa ushtrime për këmbët dhe vithet, që janë shumë efikase dhe japin rezultate të mira!

    Ia nisim me ngrohje, 1,2,3 – le të fillojmë!

    Përkuljet ‘squats’ në një këmbë, kryejnë mjaft punë për figurën tuaj. Bëni 15 përsëritje për secilën këmbë me duart e lidhura në drejtim të gjoksit.

    Tani janë në radhë përkuljet deri në gjunj me dy këmbët, dhe duart në bel. Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë dhe të gjitha muskujt do t’i keni në vendin e vet!

    Edhe ky ushtrim duhet të përsëritet 15 herë, dhe përveç këmbëve dhe vitheve, ky vepron shumë mirë edhe për kurrizin dhe duart tuaja. Vetëm kujdesuni që të mos lëndoni veten!

    Ky ushtrim është i mrekullueshëm për shtrirje por edhe tensionim apo tkurrje! Ngritni dhe lëshoni duart dhe këmbët 15 herë, ngadalë. Ky ushtrim sigurisht që do ju bëjë mirë.

    Ngritja e njërës këmbë e pastaj tjetrës, siç tregohet në pozitën ‘katërkëmbëshi’, nuk paraqet një pozitë të rëndë, por e përkryer për vithet. Edhe këtu ju nevoiten 15 përsëritje për secilën këmbë.

    Tani është koha të përfshijmë peshat për rrezistencë më të lartë. Përveç përkuljeve apo squats që bëni, ju bartni edhe peshat për të formuar muskujt e krahëve. Poashtu ju nevoiten 15 përsëritje.

    Ushtrimi me gjysmë-përkulje dhe ngritjen e uljen e peshave, paraqet një ushtrim të shkëlqyer për të gjithë trupin. Poashtu nevoiten 15 përsëritje!

    Me peshat të mbajtura në supe dhe duar te poshtë, do të forconi shpinën dhe dukë qëndruar në këmbë forconi muskujt e këmbëve dhe qëndrimin. Sigurisht edhe këtu 15 përsëritje!

    Një ushtrim i ngjashëm për forcimin e dhe formësimin e gjithë trupit. Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë.

    Ecni përpara me anë të mënyrës së re, duke ngritur dhe ulur peshat me dy krahët por edhe këmbët. Përsëritni 15 herë lëvizjet sipas këmbëve.

    Së fundi, është e rëndësishme të theksohet se nuk duhet vetëm të ushtroni, në aspektin e trajnimit, por është e nevojshme të punoni edhe rreth disiplinës! Nuk duhet të ushtroni “një herë në vit”, por që është e rëndësishme të keni vazhdimësi. Përveç kësaj, një sasi e mjaftueshme e lëngjeve dhe të ushqyerit do të kontribuojë shumë në punën e shkëlqyer të këtij trajnimi./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...