9.5 C
Priština
More

    10 të panjohurat e parasë

    spot_imgspot_img

    I përdorim çdo ditë dhe mendojmë se dimë gjithçka për to. Por a i keni ditur këto 10 fakte?

    1. Banknotat mund të bartin salmonelën dhe esheri kolin, ndërkaq virusi në banknota mund të mbijetojë edhe deri në dhjetë ditë.
    2. Çdo ditë në SHBA emetohen 37 milionë banknota, ndërkaq 95 për qind e tyre zëvendësojnë dollarin në shtetet e tjera.
    3. Shpikësi i bankomatit Xhon Sheperd Baronin është inspiruar nga automati i kafesë.
    4. Një revistë satirike e pasanikëve u ka dërguar çeçe në vlerë prej 13 centësh. Të vetmit që e kanë pranuar kanë qenë vetëm Donald Trump dhe tregtari i armëve Adnan Kashogi.
    5. Mbretëresha Elizabeta II paraqitet në banknota të 33 shteteve, në 26 portrete të ndryshme.
    6. Aroma e duarve tuaja pasi që keni qenë në kontakt me monedhat ka aromë njeriu, e jo aromë metali. Yndyra e lëkurës shkrihet pasi që keni prekur hekurin, gjë që shkakton aromën.
    7. Një koleksionist ka paguar 2.500 dollarë për banknotën një dollarëshe me numrin serik B00000002J.
    8. Kinezët për herë të parë kanë përdorur banknota 500 vjet para Evropës, të cilat i kanë vënë në qarkullim në shekullin XVII. I kanë hequr nga qarkullimi për shkak të hiperinflacionit në vitin 1455, ndërkaq sërish kanë rifilluar përdorimin disa qindra vjet më vonë.
    9. Emri i kryetares së Filipineve ka qenë i shtypur gabimisht në banknotat 100-ëshe. Ngjashëm ka ndodhur edhe në Kili. Atje janë lëshuar në qarkullim një miliona monedha, ndërkaq gabimi është vërejtur vetëm pas një viti. Në vend të Chile është shkruar Chiie.
    10. Pablo Escobar ka zhvlerësuar 10 për qind të parave të veta, sepse kanë qenë të dëmtuara me ujë apo apo të grimëcuara nga minjtë, për shkak të qëndrimit të gjatë të parave të fshehura.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...