3.3 C
Priština
More

    10 mbetje ushqimesh që nuk duhet t’i hidhni kurrë në lavaman

    spot_imgspot_img

    Një qytet në Mississipi pati një bllokim masiv të tubacioneve për shkak të një furre lokale që lante pajisjet me brumë në lavamanët e saj. Në të vërtetë, kushdo duhet të dijë nëse produkte të caktuara duhet apo nuk duhet të hidhen në lavaman. Disa lëndë është e domosdoshme që të hidhen në kosh dhe jo të lahen në lavaman ku uji i çon në tubacione. Nëse nuk keni dëshirë të harxhoni kohë me zhbllokuesit e lavamanëve apo të shpenzoni për shërbime hidraulike, kujtojini vetes cilat janë lëndët që bllokojnë tubat dhe ndosin ujërat.Vaji i gatimit

    Vajërat janë kontribuesit kryesorë të në bllokimin e tubave dhe bashkohen me mbeturina të tjera duke krijuar atë lëndën ngjitëse që vesh tubat. Këtu përfshihen edhe majoneza dhe salcat e sallatave.

    Gjalpi dhe margarina

    Veçanërisht kur janë të shkrira, gjalpi dhe margarina mund të ngrijnë dhe të rrisin vëllimin duke krijuar barriera rezistente.

    Vaji i skuqjes dhe yndyrna të tjera

    Si vajërat, yndyrnat e mbetura ose vaji nga skuqja e bacon-it apo llojeve të tjerë të mishit mund të ngrijë, duke bllokuar tubat dhe duke u kthyer në lëndë ngjitëse edhe për grimca të tjera që grumbullohen brenda tubave.

    Lëvozhgat e vezëve

    Lëvozhgat e vezëve janë të forta nga jashtë dhe membranat mund të mbështillen rreth tubave. Kur janë shumë të thërmuara, grimcat e vogla të lëvozhgave mund të krijojnë bllokime të tjera. Më mirë t’i hidhni në kosh.

    Llumi i kafes

    Duke qenë se nuk është plotësisht i tretshëm në ujë, kur pluhuri përziehet me vajin apo yndyrën që veshin aktualisht tubat, ke një ngatërresë të madhe. Pluhuri duhet të hidhet në kosh ose më mirë akoma te vazot e luleve.

    Makaronat

    Makaronat do të vazhdojnë të zmadhohen në kontakt me ujin sa herë hapni rubinetin dhe mielli ngjitës i krundeve mund të bllokojë tubat.

    Orizi

    Kokrrat e orizit mund të rrëshqasin lehtësisht në lavaman, por me të rënë aty do të thithin më shumë ujë dhe do fryhen.

    Mielli

    Miell + ujë = ngjitës. E keni të qartë.

    Etiketat ngjitëse të produkteve

    Ato bien lehtë në lavaman gjatë larjes së produkteve, por etiketat plastike dhe ngjitëse rrallë treten në ujë dhe mund të bllokojnë filtrat në fund të tubave.

    Ilaçet

    Nëse nuk ka asnjë dëm për tubat, hedhja e ilaçeve në ujë është e dëmshme për njerëzit dhe kafshët. Nëse doni të jeni të sigurt duhet të hidhen në kosh, të mbyllura.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...