10 ide argëtuese që mund të bëni në shtëpi gjatë karantinës

spot_imgspot_img

Kur opsioni i argëtimit të së premtes nuk ekziston, tentoni të kaloni mirë në shtëpi.

  1. Bëni një mbledhje familjare dhe luani me pantomime ose imitime familjarësh/ të famshmish.
  2. Në pamundësi për ta bërë këtë drejtpërdrejt, krijoni një takim online dhe vazhdoni lojën përmes internetit.
  3. Përzgjidhni një film shumë po shumë të frikshëm, një mbrëmje dhe një film komedi/romantik, një mbrëmje tjetër.
  4. Karaoke në shtëpi: Kërkoni video-karaoke në YouTube me këngët tuaja të prefeuara dhe shfaqni talentin. Mund të përdoni një mikrofon modest ose improvizoni me telekomandën.
  5. Just Dance: I keni parasysh videot “Just Dance” në YouTube? Hidhini një sy dhe digjni ca kalori, duke bërë qejf dhe duke qeshur shumë.
  6. Krijoni një mbrëmje vetëm për kujdesin ndaj vetes dhe gjithë familjes. Përgatisni maska, vendosni qirinj aromatike, ushqim të mirë etj.
  7. Lojëra me letra: Murlan apo një poker modest. Bëjeni lojën interesante me sfida për humbësin.
  8. Sistemoni dollapët. Në rregull, kjo nuk tingëllon si qejf, por është një mënyrë e mirë për të vrarë kohën dhe ndjesia e organizimit dhe rregullit që do shihni në fund është kaq e mirë. Ku i dihet, ndoshta gjeni dhe veshjet që kishit harruar se i kishit.
  9. Eksperimentoni me jetën në çift. Nëse jetoni vetëm ose sapo keni filluar të bashkëjetoni, lajmi i bllokimit është një dhuratë për ju. Shftyrëzojini mbrëmjet për ta njohur më mirë njëri-tjetrin në çdo aspekt dhe sidomos atë intim. Nëse jeni vetëm, njihuni më mire me trupin tuaj.
  10. 10. Krijoni lounge bar-in tuaj me kokteje dhe antipasta, që mund t’i përgatisni vetë ose t’i porosisni nga shtëpia, shoqëruar me muzikën tuaj të preferuar në sfond.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Nadja Räss fiton Çmimin e Madh Zviceran të Muzikës 2026

Jodlerja dhe pedagogia Nadja Räss është fituese e Çmimit të Madh Zviceran të Muzikës 2026. Rrugëtimi i saj lidh traditën alpine me edukimin, skenën bashkëkohore dhe trashëgiminë e UNESCO-s.

Produkte pastrimi që nuk duhen përzier: udhëzues i sigurt për shtëpinë

Një “truk” viral mund të krijojë avuj toksikë. Mësoni pse zbardhuesi nuk përzihet me pastrues të tjerë dhe cilat hapa e bëjnë pastrimin më të sigurt.

Goditja nga nxehtësia apo lodhje prej vapës? Shenjat kur duhet kërkuar ndihmë menjëherë

Marramendja, dobësia dhe djersitja e madhe mund të tregojnë lodhje nga nxehtësia, ndërsa hutimi ose humbja e vetëdijes janë shenja alarmi. Ja si të veproni dhe kur duhet kërkuar ndihmë urgjente.

Para kthimit në shkollë: si t’ia rregulloni fëmijës gjumin dhe rutinën pa presion

Kalimi nga pushimet te shkolla nuk duhet bërë brenda një nate. Ja si të rikthehen gradualisht gjumi, mëngjesi dhe përgatitja emocionale e fëmijës, pa kërcënime ose presion të panevojshëm.