2.8 C
Priština
More

    10 gjërat që nuk duhet ti bëni pas një zënke

    spot_imgspot_img

    Është plotësisht normale për një lidhje nëse ziheni mes veti, ju jeni dy njerëz të ndryshëm dhe ndonjëherë keni mendime të kundërta. Ajo që nuk e kuptoni është reagimi që e bëni pas zënkës, sepse kjo gjë është e rëndësishme për lidhjen tuaj po sa fjalët që i keni thënë gjatë kulminimit të zënkës. Ja 10 reagimet që duhet të shmangen, qoftë edhe nëse keni harruar zënkën qoftë edhe nëse jeni duke punuar në falje dhe harrim të zënkës.

    1. Mos e injoroni tërësisht. Nëse ju duhet pak hapsirë pas zënkës, gjithçka është OK, përderisa e mbani mend se gabimi më i tmerrshëm që mund të bjënë njerëzit pas një zënke është krijimi i mureve. Nëse e injoroni, ai do të mendojë se jeni duke e dënuar gjë që e bën atë të mos shpreh ndjenjat dhe mendimet në të ardhmen. Në vend të injorimit kërkoni 24 orë që të ju qetësohen ndjenjat të dyve, e që pas asaj kohe filloni sërish me diskutime apo ia falni njëri tjetrit.
    2. Mos i keqpërdorni fjalët e thëna gjatë zënkës. Çfarëdo që të thotë partneri gjatë zënkës, duhet të mbetet aty. Nëse ju thotë diçka që nuk mund t`a falni, bëjeni me dije se ndjeheni e frustruar nga këto fjalë. Duhe ttë mendoni të zgjidhni problemin e jo të fajësoni partnerin për shkakun e problemit.
    3. Mos thuani vetëm “Më fal” nëse partneri është ende i lënduar. Nëse e bëni një gjë të tillë do të injorohi keq. Në vend të kësaj prisni që të qetësohet pak, kërkoni falje si dhe tregoni gabimin për të cilin jeni dukë kërkuar falje, kjo gjë do e bëjë partnerin të bindet se ju e keni kuptuar burimin e gabimit. Hapi i dytë është të dëshmoni se si në të ardhmën nuk do e përsërisni gabimin e tillë.
    4. Mos u arsyetoni pse jeni zënë. Ekzistojnë miliona gjëra të cilat mund t`i fajësoni si arsye e fillimit të zënkës: ditë e keqe në punë, kokëdhembje apo natë e lodhshme. Në fakt, një studim tregon se çiftet që nuk bëjnë gjum të mjaftueshëm janë të prirur më tepër për t`u zënë. Pra, nëse jeni e frustruar, e lodhur apo pa gjumë, tregojani këtë partnerit që të kuptojë se jeni më e ndjeshme se zakonisht.
    5. Mos ikni nëse i ri-kthehet diskutimit. Kanë kaluar vetëm ca minuta nga zënka, thuani partnerit se jeni e hapur për të biseduar rreth pyetjeve të caktuara apo për të dëgjuar frustracionet e tij. Nëse dëshiron të rishqyrtojë çështjen edhe pas disa ditëve, mos ikni nga diskutimi. Komunikimi joverbal është i zëshëm po aq sa e bërtitura, nëse e gjeni veten duke u larguar nga ai, kërkoni falje, kthehuni mbrapsht dhe dëgjoni se çfarë ka për të thënë.
    6. Mos bëni seks vetëm për t`u qetësuar nga zënka. Të dy kërkuat falje, të dy e menduat me të vërtetë atë- por tani ai dëshiron të “përfitojë” diçka pasiqë shumë meshkuj dëshirojnë të kenë seks që të ndjehen të afërt. Thuani se jeni falënderuese ngase ai dëshiron të jetë i afërt me ju mirëpo nuk jeni në disponim të mirë. Përqafojeni dhe premtoni se do të keni seks nesër. Mos e rrefuzoni pa asnjë shpjegim, ajo do e lëndojë.
    7. Mos vazhdoni të kërkoni zënkë të re. Ende nuk jeni rikuperuar nga zënka e kaluar, vazhdoni me fjalë të shëmtuara. Mos u thërritni në emra pasiqë ajo gjë nuk harrohet.
    8. Mos u fokusoni në atë se çka e shkaktoi zënkën. Energjia juaj harxhohet më mirë në zgjidhjen e problemeve e jo në kërkimin e shkaqeve. është mirë që të jeni pozitivë dhe mos të ngarkoheni me inate të panevojshme.
    9. Mos thuani “Nuk mendova ashtu…”. Të thuani këtë është sikur të dëshironi të fshini diçka përjetësisht nga mendja e partnerit. E acaron situatën edhe më tej. Të ktheheni prap tek fjalët e thëna, vetëm ju mban atje, në të kaluarën.
    10. Mos e dënoni veten tuaj për shkak të zënkës. Secili dëshiron një partner të përkushtuar, andaj zënka mund të merret si shenjë e mirë pasiqë të dy punoni për të përmirësuar lidhjen./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...