1.6 C
Priština
More

    10 gjëra që meshkujt duhet të dijnë për gjinjtë

    spot_imgspot_img

    Gjoksi i grave kaherë dhe, sic duket, gjithmonë do ta tërheqë vëmëndjen e meshkujve, bashkë me të edhe vështrimin e tyre. Megjithatë këtë kënaqësi meshkujt nuk e kanë pa mendime. Duke u kënaqur me gjoksin femëror, pjestarët e gjinisë më të fortë futen në dilema të ndryshme. Më të shpeshtat janë këto të mëposhtmet.

    1. PËRSE GJINJTË JANË TEJET TË NDJESHËM PAS ORGAZMËS

    Gjinjë nuk ndalojnë së munduari meshkujt.

    Si një nga zonat erogene, gjinjtë bëhen të ndjeshëm pas aktit seksual. Kjo ndodh për shkak të gjakut që bie në to, ndërsa gruas pas seksit i nevojitet një pushim.

    2.  PËRSE DISA GRA KANË THIMTHA TË VEGJËL, E DISA TË MËDHA? 

    Thimthat janë si gishtërinjtë, nuk ekziston një cift thimthash identikë. Pamja dhe madhësia e thimthave lidhet me madhësinë e pjesës tjetër të gjirit, ndërsa gjoksi i secilës femër, sikurse thimthat e saj, është krejtësisht unikat. Madhësia e gjinjve varet nga mosha, pesha, në të ndikon edhe shtatzënia dhe cikli menstrual.

    3. PËRSE THIMTHAT E DISA GRAVE “TËRHIQEN” GJATË SEKSIT?

    Kur ndodh kjo, meshkujt zakonisht hutohen dhe frikësohen, duke menduar se po bëjnë dicka që s’duhet. Por, në këtë mes nuk ka gjë për t’u brengosur, tërheqja e thimthave nuk është asnjë shenjë negative, por është një tregues më shumë i ndryshimit të secilt prej nesh.

    4. SA ËSHTË PESHA MESATARE E GJIRIT?

    Ndonëse ato dallohen, prapë se prapë mund të përcaktohet pesha e tyre mesatare. Pasi kjo u intereson meshkujve: ajo ka 680 gramë.

    5. A JANË MESHKUJT GJENETIKISHT TË PËRCAKTUAR T’I PËLQEJNË GJINJTË E MËDHA?

    Kjo është një karakteristikë individuale e meshkujve, ajo që është e përbashkët për të gjithë dhe që ka një arsyetim shkencor, ka të bëjë me pohimin se meshkujt e dan trupin femëror me harmoni. Gjoks i madh apo i vogël, s’ka rëndësi, më e rëndësishmja është që ai të jetë pjesë e pamjes simetrike të proporcionit të trupit.

    6. PËRSE DISA GRA NUK DUAN “PREKJE TË VRAZHDA” NË GJOKS

    Janë pyetur meshkujt se përse disa grave nuk u pëlqejnë prekjet e ashpra në gjoks gjatë seksit. Pragu i tolerimit të dhimbjes është i ndryshëm te secili njeri, ajo që për dikë është kënaqësi, për dikë tjetër mund të jetë krejt e kundërta. Përvec këtyre dallimeve individuale, edhe cikli menstrual e forcon edhe më shumë pragune rrezistencës ndaj dhimbjes.

    7. A MUND TË PËRJETOJNË DISA GRA ORGAZËM DUKE UA STIMULUAR GJINJTË

    Studimet kanë treguar se te disa gra mjafton stimulimi i gjoksit për të arritur kënaqësi seksuale. Hulumtimet kanë treguar se tek ato prekja e gjinjve stimulon të njëjtën pjesë të trurit sikurse klitori apo orgazma vaginale.

    8. A DUHET PATJETËR TË NDRYSHOJNË GJINJTË?

    Gjintë me kohë e ndryshojnë pamjen e tyre, vjen deri te lëshimi i tyre edhe atë për këto arsye: mosha, statusi hormonal, shtatzënia dhe mëkimi. Gjenetika gjithashtu ka një rol të madh në këtë, por te disa gra ndryshimet ndodhin më herët e te disa më vonë.

    9.  A E UL SILIKONI NDJESHMËRINË E GJIRIT?

    Te disa gra që kanë vënë silikonë në gjoksin e tyre, është hetuar rënie e ndjeshmërisë në atë zonë e me këtë është ulur edhe kënaqësia e tyre seksuale. Por, te disa, mu pas këtij operacioni është forcuar ndjeshmëria edhe më shumë.

    10. A ËSHTË NJËRA ANË E GJOKSIT MË E NDJESHME SE TJETRA?

    Ana e majtë dhe e djathtë e gjoksit janë të ndryshme. Njëra anë gjthmonë është më e ndjeshme dhe më shpesh kjo është ana e majtë /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...