20.7 C
Priština
More

    10 gjëra që duhet poseduar çdo grua e të tridhjetave

    spot_imgspot_img

    Bëhet fjalë për pjesë klasike dhe të përjetshme që kurrë nuk dalin nga moda.

    Të njëzetat janë vite të shkëlqyera për eksperimentim kur është në pyetje për modën dhe fushat tjera të jetës. Megjithatë, të tridhjetat janë vite pak më serioze në të cilët duhet të kuptojmë se kush jemi dhe ç’kërkojmë nga jeta.

    Nëse flasim për modë, çdo grua e përfshirë në modë në të tridhjetat e saj është dashur të posedojë copë kyçe ‘statement’ të cilat shumë mirë paraqesin personalitetin e saj. Në vazhdim to të ju zbulojmë se cilat 10 gjëra duhet poseduar çdo grua që ka hyrë në dekadën e tretë të jetës së saj.

    Bëhet fjalë për pjesë klasike dhe të përjetshme që kurrë nuk dalin nga moda.

    1. Këpucë klasike

    Pa marrë parasyshë se jeni vajzë e cila nuk del nga takat e saj apo më tepër preferoni atlete komode, në dollapin tuaj gjithsesi duhet të keni një palë këpucë të mrekullueshme në dizajn dhe kualitative të cilat përshtaten mirë me çdo kombinim veshjesh.

    2. Kostum femrash pune (i biznesit)

    Pa marrë parasysh se merreni me biznes serioz apo punoni në rrjedha më kreative, çdo gruaje i duhet një kostum femrash klasik, më së miri në ngjyrë të zezë, i cili mundë të vishet për takime, intervju dhe të gjitha rastet tjera në të cilët nevojitet pamje profesionale dhe elegante.

    3. Lulja e preferuar

    Si mund ta dijë ndokush se çfarë lule duhet të ju dërgojë (pa marrë parasyshë se bëhet fjalë për personin që i pëlqeni apo vetëm si shenjë vëmendje) nëse nuk keni të preferuarën tuaj? Gruaja në të tridhjetat duhet të ketë lulen e saj të preferuar, e nëse nuk e dini akoma se cila është e juaja, zbulojeni sa më shpejtë.

    4. Orë dore

    Ora e dorës është gjithashtu një shtesë e modës për të cilën ia vlenë investimi dhe se çdo grua në të tridhjetat e saja duhet ta kishte.

    5. Buzëkuqi (karmin i kuq)

    Gruaja me karmin të kuq në buzë është gjithmonë e vënë re dhe tërheqëse. Nuk duhet ta mbani çdo ditë, por në make-up koleksionin tuaj të ndodhet së paku një buzëkuq me ngjyrë klasike të kuqe për raste të veçanta në të cilët dëshironi të dukeni elegante dhe e sofistikuar.

    6. Parfumi personal

    Besoj se e keni parfumin tuaj të preferuar, kurse nëse nuk e keni atëherë filloni sa më parë kërkimin e parfumit që përshtatet me personalitetin tuaj.

    7. Bizhuteri që e mbani vazhdimisht

    Ju kujtohet ‘Carrie’ dhe qaforja e saj e preferuar?Pa marrë parasysh se bëhet fjalë për qafore, vathë, unazë apo diçka tjetër, nëse jeni në të tridhjetat duhet ta keni një copë stolie që e mbani gjithë kohës.

    8. Vepër arti që e doni

    Pa marrë parasysh a është fotografi që e keni vërtetë për zemër apo vepër artistike me vlerë, në banesën tuaj duhet të posedoni së paku një gjësend artistik që posaçërisht e dashuroni dhe i cili gjithmonë ju bën të lumtur.

    9. Çantë e përjetshme

    Nëse jeni në të tridhjetat me siguri në dollapin tuaj keni shumë çanta, por vetëm njëra duhet të jetë ajo e vërteta. Bëhet fjalë për ‘statement’ pjesën e modës që mundë ta shpëtojë e tërë kombinimin e veshjeve. Nëse nuk jeni akoma (në të tridhjetat), investoni në çantën që nuk i përket trendeve.

    10. Mushama klasike (shushkavc)

    Ju duhet mushama klasike që mund ta mbani në çdo rast dhe për këtë ia vlenë të investohet. Le të jet me ngjyrë neutrale që të mund ta mbani në çdo vend dhe çdo kohë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...