Vetullat që keni kërkuar gjithmonë: Rregulli i artë për heqjen e vetullave që duhet mësuar

spot_imgspot_img

Mbani mend: Shkulja e vetullave nuk guxon të jetë e dhimbshme!

Vetullat e shkulura dhe formësuara mirë janë zbukurim i madh për fytyrën.

Për këtë gjithmonë është më së miri t’i leni në duart e profesionistëve të cilët e dinë se çfarë forme i përshtatet më së miri fytyrës suaj. Por madje edhe kur rregullisht i shkulni në sallon, shpesh nevojitet edhe mes termineve të merrni pincetën dhe t’i eliminoni qimet e padëshiruara të cilat e prishin ndjesinë. Kurse për këtë duhet ditur një rregull themelore për zbutjen e dhimbjeve dhe pengimin e rritjes së qimeve.

“Qimja duhet të rrëshqasë nga lëkura, e këtë e arrini vetëm nëse vetullat i shkulni në drejtim të rritjes. Shmangni tërheqjen dhe shkuljen tepër të fortë sepse kjo mund të shkaktojë të hyjnë në mish gjatë daljes së sërishme të qimeve”, ka theksuar kozmetologia e Suman Jalaf të famshme, për beauty portalin britanik Byrdie.

Kurrë nuk ka qenë më lehtë të keni vetulla perfekte!

Është mirë ta dini dhe se do t’i shkulni shumë më lehtë vetullat nëse e bëni këtë menjëherë pas dushit, kur poret janë më të hapura, kurse qimet më të buta. Mos harroni edhe ndriçimin i cili nuk guxon të jetë tepër i fortë sepse kështu do të vëreni çdo qime dhe mund ta teproni me shkulje./kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.