Vetëm 30 minuta më pak gjumë ndikon keq në shëndetin tuaj

spot_imgspot_img

Humbja e vetëm 30 minutave të gjumit në ditë gjatë ditëve të javës mund të ketë efekte afatgjata në peshën e trupit dhe metabolizmin, sipas një studimi të porositur nga Ministria e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe.

Për njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm gjatë gjashtë muajve, rezistenca ndaj insulinës rritet ndjeshëm, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Diabeti shoqërohet me rreziqe të humbjes së shikimit, sulmit në zemër dhe goditjes në tru, si dhe dëmtimit të nervave dhe enëve të gjakut.

“Ne zbuluam se humbja e vetëm 30 minutave të gjumit në ditë ka një efekt të rëndësishëm në mbipesha dhe rezistencën ndaj insulinës”, tha profesori Shahrad Taheri pranë Kolegjit Mjekësor Weill Cornell në Katar.

Shkencëtarët kanë përcaktuar se ndryshimi i bioritmit duke shkurtuar gjumin ndryshon ritmin e sekretimit të hormoneve dhe çon në probleme shëndetësore.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar tashmë që puna në ndërrime rrit shanset e zhvillimit të diabetit me më shumë se 30 për qind.

Shkencëtarët nga Universiteti i Bristol dhe Kolegji Mjekësor Weill Cornell studiuan në një mostër prej 552 personash se sa njerëz flenë më pak gjatë ditëve të javës sesa gjatë fundjavave dhe si kjo humbje e gjumit ndikon në shëndetin e tyre, shkruan Science Daily.

Profesor Taheri thotë se humbja e gjumit është një fenomen i përhapur në shoqërinë moderne, dhe vetëm në dhjetë vjetët e fundit është zbuluar efekti i mungesës së gjumit në metabolizëm.

Gjetjet shkencore tregojnë se shërimi i gjumit duhet të përfshihet në trajtimin e mbipeshës dhe diabetit.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.