6.4 C
Priština
More

    Vazhdimisht jeni e lodhur dhe nuk arrini të humbni peshë? Ja pse është kështu!

    spot_imgspot_img

    Shikoni se cilat pesë gjëra do t’i ndodhin organizmit tuaj nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm!

    Uji është pjesë përbërëse e trupit tonë, dhe nëse nuk e pijmë në sasi të mjaftueshme në trupin tonë do të fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme dhe jo aq të mira.

    1. Do të shtoni peshë „të rreme“

    Edhe pse kjo tingëllon e çuditshme, por pirja shumë pak e ujit shkakton mbajtjen e ujit në trup gjë që dukemi më të trashë se që jemi në të vërtetë. Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi fillon t’i mbajë të gjitha rezervat që ka, duke shkaktuar ënjtje.

    2. Do të humbni energji

    Ndiheni i rraskapitur dhe i lodhur, sikur të kishit qenë një ditë më parë i dehur? Problemi ndoshta fshihet në dehidratim. Ekspertët paralajmërojnë se edhe dehidrimi më i vogël i trupit shkakton rënie të energjisë që ne e ndjejmë në formë të lodhjes. Për të shmangur „përgjumjen e mëngjesit“, para se të kapeni për filxhanin e kafes, pini një gotë ujë.

    3. Humbni përqëndrimin

    Duke pasur parasysh faktin se truri ynë është i përbërë nga 80 për qind lëngje, ky organ varet shumë nga konsumimi i ujit në organizmin tonë.

    Kjo do të thotë se përqendrimi ynë zvogëlohet ndjeshëm tashmë me shfaqjen e shenjave të para të dehidrimit, të cilat mund të vërehen në formë të një ndjenjeje të lehtë të etjes, të cilën shpesh e injorojmë, sidomos kur jemi në vendin e punës.

    4. Vazhdimisht do të ndjeni uri

    Një dukuri shumë e shpeshtë që i ndodh pothuajse të gjithëve të cilët nuk pinë ujë të mjaftueshëm është që etjen ta zëvendësojmë me ndjenjën e fortë të urisë. Një reagim i tillë i trupit është normale, dhe mund ta testoni me një gotë ujë.

    Kur ndjeni dëshirë për ushqim, para se të kapeni për ndonjë ‘grimcim’ ose kafshatë ngushëllimi, pini një gotë të plotë me ujë dhe prisni 15 deri 20 minuta. Nëse bëhet fjalë për dehidratim, uji duhet ta „vrasë urinë e rreme“.

    5. Më ngadalshëm do të humbni peshë

    Uji është një pjesë integrale e trupit tonë, metabolizmit dhe sistemit të tretjes. Studimet kanë treguar se dy gota me ujë përshpejtojnë funksionin e metabolizmit dhe djegien e kalorive madje për 30 për qind.

    Nga ana tjetër, nëse pini shumë pak ujë, trupi bëhet i dehidruar kështu që pengohet i tërë mekanizmi. Metabolizmi i ngadalshëm ndikon në keqtretje, por edhe në trashje dhe vështirësi për të humbur peshë. Nëse nuk mund të pini shumë ujë, sepse nuk ju pëlqen shija, bëni një ujë të shijshëm me vitamina.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...