Vajzat që rriten nga nëna të rrepta bëhen më të suksesshme në jetë

spot_imgspot_img

Të ngacmoni vajzën tuaj për përfundimin e detyrave të shtëpisë, mund të mos i pëlqejë asaj për momentin, por ajo me siguri do të ju falënderojë më vonë në jetë. Sipas një studimi të kryer nga Univerziteti i Essex në Angli, thuhet se fëmijët që nxiten apo bezdisen rregullisht na nënat e tyre, pa dyshim bëhen më të suksesshëm se sa ata fëmijë që nxiten më pak.

Nga viti 2004 deri në vitin 2010, hulumtuesit kanë ndjekur jetën e 15.500 vajzave adoleshente, të moshës 13 dhe 14, dhe zbuluan se vajzat që rriten nga nënat të cilat vendosin standarde të larta mbi jetën e tyre, kishin më shumë gjasa për të shkuar në kolegj dhe të fitojnë paga më të larta.

Një përparësi tjetër të jesh super nënë: gjithashtu, këto vajza kishin më pak gjasa të ngelnin shtatzënë gjatë adoleshencës. Pra, arrijmë në konkludimin se të jesh paksa e rreptë në edukim dhe bezdisëse për kryerjen e obligimeve nuk është edhe aq keq, apo jo? Të paktën, këtë mund të ua shpjegoni vajzave tuaja kur nuk dëshirojnë ti bëjnë detyrat dhe ti kryejnë angazhimet tjera./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.