9.5 C
Priština
More

    Ushtrim shërues i frymëmarrjes të cilin mund ta bëni në krevat

    spot_imgspot_img

    Ushtrimi i frymëmarrjes për masazhin e organeve të brendshme dhe qelizave plot energji – ja se si mund ta bëni vetë!Uluni ose shtrijuni, drejtoni shpinën, dhe bëni një marrje fryme nëpërmjet vrimave të hundës dhe vetëm nxitni punën e diafragmës, gjë që do të shkaktojë efektin e balonave në stomakun tuaj.

    Merrni frymë me hundë dhe lejoni që fryma të zgjasë sa më gjatë, të jetë sa më e ngadalshme, nëpër vrima të hundës, pa zhurmë nëse është e mundshme, që me rastin e marrjes së frymës zgjerohet vetëm stomaku në formë balone dhe që koshi i kraharorit mbetet i palëvizshëm.

    Nxjerrja e frymës le të bëhet nga goja, duke e liruar pa kontroll.

    Ky ushtrim ndikon direkt në ata muskuj elastikë dhe aktivizon nga poshtë, duke krijuar kapacitete në pjesën e poshtme të mushkërive.

    Fryma thellohet, bëhet më energjike, dërgon më shumë oksigjen deri në qeliza dhe në inde, bën këmbimin e gazrave dhe trupin e liron nga teprica e dyoksid karbonit, gjë që çon deri në zvogëlimin e helmeve.

    Lejoni vetes që me këtë ushtrim të filloni ditën tuaj derisa jeni në krevat. Përsëriteni marrjen dhe nxjerrjen e frymës dhjetë herë.

    Përsëriteni këtë ushtrim të frymëmarrjes edhe në mbrëmje dhe përgatituni kështu për një gjumë gjallërues nate.

    Mjafton që në mbrëmje pak ta zgjasni nxjerrjen e frymës në krahasim me marrjen e fryjës, në mënyrë që trupi dhe mendja të relaksohen edhe më shumë nga të gjitha sfidat ditore.

    Frymëmarrja e drejtë nga diafragma çon deri në masazhin e butë të të gjitha organeve të brendshme, posaçërisht të organeve të frymëmarrjes dhe të tretjes.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...