Ujë i vakët me limon, përfitimet shëndetësore

spot_imgspot_img

Në fillim duhet theksuar se limoni ndihmon metabolizmin. Eliminon helmet nga trupi ynë dhe nxit më mirë punën e mëlçisë, por u ndihmon edhe atyre të cilët kanë probleme me fryrjen.

Limoni do t’ju ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit, duke pasur parasysh që është i pasur me vitaminën C, e cila është e shkëlqyeshme në luftën kundër baktereve.

Është treguar edhe se limoni ndihmon absorbimin më të mirë të hekurit.

Konsumimi i limonit ndikon në alkalizimin e gjakut dhe uljen e nivelit të thartirës në organizëm, gjë që është shkaktare e shpeshtë e sëmundjeve.

Nëse lëkura juaj ka tendencë parregullsie, sërish është mirë të provohet kjo pije.

Do të ndikojë mirë në proceset e inflamacionit siç janë ato nga të cilat shfaqen aknet, ndërkaq lëkurën tuaj do ta bëjë edhe të shkëlqejë.

Krahas kësaj, limoni ka cilësi shërimi, ndihmon në forcimin e eshtrave dhe të indeve lidhëse.

Nëse e pini rregullisht ujin e vakët me limon, organizmit tuaj mund t’i siguroni edhe hidratim shtesë, kështu që do t’i mundësoni tretje më të lehtë.

Si përfundim, uji me limon ndihmon në freskinë e aromës suaj dhe ndihmon potencialisht te dhembja e dhëmbëve, por ndihmon edhe në humbjen e kilogramëve të tepërt të trupit.

Pra, limoni përmban fibra dietale të cilat ndihmojnë te të gjitha ndjenjat e rreme të urisë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Si zhvillohet një projekt krijues nga ideja te vendimet kryesore

Një udhërrëfim i përgjithshëm për hapat dhe vendimet kryesore që ndjek një projekt krijues: nga ideja fillestare, përmes bashkëpunimit dhe financimit, te dokumentimi, redaktimi dhe shpërndarja. Përfshin edhe udhëzime për verifikimin e praktikave të të drejtave

Trend: Si ta organizoni gardërobën për sezon — taktika familjare për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizimin e gardërobës nga familjet: si të përgatiteni për sezon, të ruani rrobat, t’u jepni jetë të gjatë dhe të shmangni blerjet e panevojshme duke përdorur etiketa, inventar dhe mundësi lokale për ripërdorim.

Planifikimi i vakteve për javën: menu praktike dhe hapësira pune për parapërgatitje

Udhëzues praktik për planifikimin javore të vakteve: si të ndërtoni menu të balancuara, si torganizoni përgatitjen paraprake dhe si ta mbani hapësirën e punës të sigurtë.

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.