19.2 C
Priština
More

    Truqe të vogla për buzë perfekte

    spot_imgspot_img

    Lëkura e buzëve lehtë thahet, sidomos dimrit, ashtu që duhet ti kushtohet më shumë vëmendje. Që ta zgjidhni këtë problem dhe ti ktheni lagështinë dhe pamjen e kuruar, po ju sjellim disa këshilla.

    • Në buzë aplikoni ekskluzivisht balsamues natyral.
    • Mbrojtjen mund ta realizoni nëse gjalpin natyrorë e masazhoni në buzë dhe e leni për një kohë të veprojë.
    • Para aplikimit të buzëkuqit përdorni losion natyral apo balsam për buzë.
    • Kesen e çajit të zi nxirreni nga uji i ngrohtë dhe shtypeni me buzë për disa minuta. Kjo e përmirëson hidratimin e tyre natyral.
    • Një copë garze të hollë pambuku lyeni me gjalpë natyral, vendoseni mbi buzë dhe mbajeni 20 minuta.
    • Para se të shkoni të fleni buzëkuqin nga buzët gjithmonë e largoni duke përdorur preparat bimorë për pastrim dhe mbi to vendosni një shtresë gjalpë

    Shërimi i buzëve të plasaritura

    • Meqë buzët nuk mund të prodhojnë vajëra natyral duhet t’i mbrojmë nga era, dielli dhe të ftohtit
    • Kur bëhen jashtëzakonisht të thata, mund të fillojnë të plasariten apo thyhen, gjë që mund të jetë mjaft e dhimbshme, veçanërisht nëse plasariten në skaje.
    • Nëse ju ndodhë kjo, çdo herë kur të hapni gojën për të ngrënë, të qesheni apo bisedoni, do të ndjeni dhimbje.
    • Për fillim zmadhoni konsumimin e vitaminave përmes suplementëve që përmbajnë vitaminat E, C dhe B kompleks që ta forconi imunitetin.
    • Përdorni pastë dhëmbësh sa më të butë, dhe shmangni veçanërisht ato me mente (nenexhik), sepse ato mund të iritojnë buzët e plasaritura.
    • Balsami i mirë për buzët është i domosdoshëm, dhe do të ishte mirë të përmbajë vitaminë E, aloe vera dhe mundësisht ndonjë antiseptik.
    • Me rëndësi është të lexoni të gjithë përbërësit ashtuqë balsami të mos përmbajë alkool i cili mundet edhe më shumë ti thajë buzët.
    • Mund të bëni piling të lehtë të buzëve duke përdorur brushë të butë të dhëmbëve dhe mjaltë, dhe kështu lehtësisht ti masazhoni buzët, dhe pastaj i lani dhe aplikoni mjaft balsam.
    • Mbani gjithmonë buzët të hidratuara. Mos i kafshoni buzët sepse në këtë mënyrë vetëmse e përkeqësoni situatën.

    Kurrë mos e ndani balsamin tuaj me të tjerët. Nëse keni ndonjë infeksion në buzë dhe e përdorni balsamin, pasi të kalojë infeksioni ose hudheni atë balsam për buzë ose e shkurtoni së paku për një centimetër në majë, dhe mbetjen fshijeni me facoletë alkoolike. Në këtë mënyrë do të jeni të sigurt se i keni larguar bakteret.

    Para se të flini në skajet e buzëve të plasaritura aplikoni ndonjë kremë më të butë, por në shtresë të trashë, kurse do të ishte mirë nëse mund të bleni melhem apo vaj kumak dhe ta përdorni për këtë qëllim gjatë natës.

    Gjatë ditës në buzë mos vendosni shtresë të trashë apo krema të dukshme të bardha, sepse kështu problemi juaj do të bëhet edhe më i theksuar. Mjafton të aplikohet më shpesh balsam i tejdukshëm për buzë.

    Nuk ka varësi

    Sigurisht se çdo person që e njihni përdorë balsam për buzë, vërtetë e përdorin në sasi të mëdha. Për këtë është krijuar legjenda se balsami për buzë përmbanë element i cili kinse i thanë buzët, dhe se për këtë element duhet rregullisht të aplikohet sërish balsami.

    Mirëpo nuk ka asnjë dëshmi shkencore apo hulumtime ku është vërtetuar kjo teori.

    Ekspertët besojnë se sjellja e këtillë e përdoruesve të balsamit për buzë rrjedh nga dëshira dhe efekti psikologjik te të cilët ndikojnë buzët e buta dhe të lëmuara.

    Kur nuk kanë balsam, ata me gjuhë i lagin buzët që t’i zbusin, kurse kjo i thanë. Nga kjo rrjedh nevoja për aplikimin e rregullt të balsamit./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...