Të zhveshur para partnerit: Këto 6 fjali kurrë nuk duhet t’ia thoni atij!

spot_imgspot_img

Femra asnjëherë nuk duhet të kërkojë falje për pamjen e saj, as edhe për “defektet” më të vogla në trup…

Zhveshja para një personi tjetër është një akt i intimitetit të lartë, dhe është shumë normale që të njejtën kohë të ndjeheni në siklet. Por, nëse jeni pranë personit të duhur, ai do të bëjë gjithçka që të largojë këtë ndjenjë negative. Një femër, nuk duhet të kërkojë falje për pamjen e saj, e aq më pak për “defektet” më të vogla të trupit. Këto 6 fjali asnjë femër nuk duhet t’ia thotë partnerit derisa është lakuriq – sepse seksi i mirë është seksi me shumë vetëbesim.

  1. Mos më shiko

Në vend të kësaj, mendoni rreth kësaj: “Shikomë mua. Tërësisht. Ky trup të jep shumë intimitet, passion dhe argëtim. Nuk ka asgjë më tërheqëse në këtë moment se trupi im lakuriq…”

  1. E urrej këtë pjesë të trupit..

Ne vet zgjedhim se cilat pjesë të trupit tonë janë tërheqëse apo jo, nuk e vlerësojnë këtë revistat apo industritë e modës. Nëqoftëse ne besojmë se jemi tërheqëse apo seksi, ashtu edhe do të jemi. Trupat tanë janë të përsosur për çdo ditë, dhe veçanërisht në momentin e intimitetit. Dhe të jemi realë, përbuzja ndaj vetes e shkatërron plotësisht atmosferën intime.

  1. A të pëlqen kjo pjesë e imja…

Nuk është tani koha që të kërkoni konfirmimin nëse një pjesë e caktuar e trupit tuaj duket bukur. Kështu vetëm se krijoni përshtypjen e një personi të pasigurtë në vete dhe partneri do e kuptojë. Të ndjeheni jo këndshëm kur jeni lakuriq është mëse normale, por sa më shumë ti qëndroni kësaj ndjenje do ta keni më të vështirë relaksimin dhe pëlqimin ndaj trupit tuaj.

  1. Të lutem t’i fikësh dritat

Nëse dëshironi të errësoni dhomën për një nauncë më të errët vetëm për të krijuar një atmosphere më të ngrohtë – kjo është mëse normale, por nëse ju tentoni të fshiheni në errësirë, atëherë kjo është një çështje tjetër. Nëse ndokush ju akuzon në dritë, nuk ju meriton as në errësirë.

  1. Kërkoj falje për këtë pjesë të trupit…

Kënaqësia dhe eksitimi do të zbehen nëqoftëse ju i kërkoni falje vazhdimisht partnerit për “defektet” e juaja. Partneri duhet t’i pëlqejë në mënyrë të veçantë çdo pjesë e trupit tuaj për të cilën ju ndjeheni e pasigurtë, si dhe duhet t’ju tregojë rregullisht se jeni e bukur dhe seksi sipas mënyrës suaj.

  1. Nuk do doje ta shihje atë pjesë

Nëse e privoni partnerin për ndonjë pjesë të caktuar të trupit, ju privoni veten për kënaqësi më të madhe seksuale./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.

Horoskopi ditor argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për ditën: ide të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë zodiacale.

Mbrëmje filmi me fëmijët: çfarë të kontrolloni para shikimit

Udhëzues praktik për prindër e kujdestarë: si të verifikoni klasifikimin sipas moshës, përmbledhjen zyrtare dhe elementët e ndjeshëm përpara një mbrëmjeje filmi me fëmijët.