Të gjitha nënat në botë e bëjnë të njëjtën gjë kur fëmija qanë

spot_imgspot_img

Zbuloni se ç’thotë hulumtimi, përse dhe në ç’mënyrë reagon çdo nënë kur foshnja e saj qanë.

Të gjitha nënat në botë, pa marrë parasysh se çka i thonë të tjerët, pa marrë parasysh normat dhe traditat e vendit ku jetojnë, kur ndëgjojnë foshnjën e tyre të qajë, automatikisht i lënë të gjitha dhe vrapojnë ta marrin në përqafim.

Çdo nënë në vete ka të “rrënjosur” kodin që e shtynë në këtë reagim të shpejtë, ashtuqë kur foshnja qanë nëna shndërrohet në Supernënë!

Deri te ky zbulim i ëmbël kohën e fundit kanë arritur shkencëtarët e Eunice Kennedy Shriver National Institute of Child Health and Human Development të cilët kanë studiuar reagimet fizike dhe mendore të 648 nënave të reja nga 11 vende të botës – SHBA, Argjentinë, Brazil, Francë, Itali, Belgjikë, Kamerun, Keni, Kore e Veriut, Japoni dhe Izrael.

Ata kanë monitoruar çdo nënë, një orë kohë në ndërveprimin me foshnjën e saj, ashtuqë gjatë monitorimit më së shumti janë fokusuar në mënyrat e ngushëllimit të nënës. Kur foshnjat kanë filluar të qajnë nënat sa më shpejtë i kanë ngritur fëmijët e tyre, i kanë mbajtur në krahë, kanë biseduar me to, i kanë kënduar, i kanë lëkundur …

Pastaj kanë sjellë grupin e dytë të nënave te të cilat kanë monitoruar aktivitetin e trurit gjatë ndërveprimit me fëmijën dhe këto rezultate janë vërtetë interesante.

Ekipi ka vërtetuar se, në momentin kur foshnjat kanë qarë, në trurin e nënës janë zgjuar gati të gjitha shqisat ashtuqë zona të caktuara në tru, posaçërisht ato përgjegjëse për tingullin dhe të folurit, kanë qenë jashtëzakonisht të stimuluara menjëherë pas zërit të parë të qarjes së foshnjës.

Sipas hulumtimeve, kjo është dëshmi se sa është truri i nënës i lidhur me foshnjën dhe se thjeshtë çdo nënë në botë reagon në mënyrë të njejtë, pa marrë parasysh se ku jeton./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Checklista editoriale për festivalet: format evergreen për të verifikuar data dhe organizatorin para pjesëmarrjes

Udhëzues praktik dhe i qëndrueshëm për të kontrolluar datat dhe organizatorin e një festivali para se të blini biletë apo të paraqiteni fizikisht. Përfshin hapa që synojnë verifikimin e komunikatave zyrtare, dokumentacionit, informacionit të biletave dhe burim

Kënd studimi për një fëmijë: si ta organizoni hapësirën funksionale dhe të sigurt në dhomën e tij

Udhëzime praktike për të krijuar në dhomën e fëmijës një kënd studimi funksional dhe të sigurt: organizimi i mobiljeve, ruajtja e kimikateve dhe veprimet e para në rast helmimi, bazuar në rekomandimet e autoriteteve zvicerane.

Rutina e thjeshtë për kujdesin e trupit dhe flokëve: 4 hapa që mund të përshtaten çdo ditë

Një rutinë e thjeshtë dhe e qëndrueshme në katër hapa mund të ruajë shëndetin e flokëve dhe të mbështesë higjienën e trupit. Artikulli jep këshilla praktike, të lehta për t’u përshtatur në përditshmëri, duke përfshirë larjen e kujdesshme, kondicionimin, tharje

Përgatitja për festival: udhëzues praktik për gra pasi të konfirmohen data dhe organizatori

Udhëzues praktik për gra pas konfirmimit të datave dhe organizatorit: si të verifikoni informacionin zyrtar, të planifikoni udhëtimin dhe të veproni me respekt ndaj vendit dhe artistëve.