Studimi: Mungesa e kësaj vitamine iu rrezikon 80% më shumë nga Coronavirusi

spot_imgspot_img

Që nga fillimi i pandemisë së Coronavirusit, ekspertët mjekësorë kanë vënë paralajmërime për heqjen dorë nga zakonet jo të shëndetshme, duke i zëvendësuar ato me zakone të dobishme, në mënyrë që të ulet rreziku nga Coronavirusi.

Një studim së fundmi ka pohuar se mungesa e vitaminës D në trup rrit rrezikun e infektimit me virusin Corona 80 për qind më shumë.

Hulumtimi, i botuar në revistën mjekësore amerikane “Journal of American Medical Association”, mori nën shqyrtim gjendjen e 489 pacientëve, të cilët rezultuan pozitiv në testin për Covid-19 mes muajve mars-prill.

Rezultatet e dala nga studimi bënë me dije se, nga 60 për qind e pacientëve me nivele të moderuara të vitaminës D, vetëm 12 për qind prej tyre rezultuan pozitiv me virusin nga familja SARS-Cov2. Në anën tjetër, në grupin e pacientëve që kishin nivele të ulëta të vitaminës së marrë drejtpërdrejt nga dielli, 22 prej gjithsej 25 për qind të pacientëve e kishin virusin.

Gjetjet shtohen në mesin e një sërë hulumtimesh në rritje, të cilat mbështesin idenë se vitamina D është e dobishme në luftën kundër virusit pandemik.

“Vitamina D është e rëndësishme për funksionimin e sistemit imunitar, si dhe suplimentet e vitaminës D më parë kanë provuar në uljen e rrezikut të infektimit me sëmundje virale të traktit respirator”, deklaroi autori i studimit Dr. David O. Meltzer, njëherësh edhe profesor i mjekësisë në Universitetin e Çikagos së SHBA-ve.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.