Stresi kronik mund të shkurtojë jetëgjatësinë tuaj

spot_imgspot_img

Nuk është e nevojshme vetëm vizita tek mjeku për të zbuluar se tërë ai stres në jetën tuaj ndoshta nuk ju bën edhe mirë për shëndetin. Por, a e dini se kjo mund të ju vrasë me të vërtetë?

Stresi kronik më parë ka qenë i lidhur me sëmundjet e zemrës, diabeti, kanceri dhe sëmundjet mendore. Por nuk është vetëm kjo, sipas hulumtimeve, stresi kronik mund të shkurtojë edhe jetëgjatësinë tuaj veçmas nga rreziku i sëmundjeve.

Shkencëtarët nga Univerziteti i Kalifornisë, San Francisko, kanë zbuluar një lidhshmëri mes ankthit të vazhdueshëm dhe niveleve të ulëta të ‘klotho’ – hormon që rregullon plakjen dhe jetëgjatësinë. Klotho ndihmon në forcimin e arterieve, mbrojtjen nga rënja mendore si dhe përmirësimin e densitetit të kockave – me një fjalë të gjitha gjërat që i ndihmojnë njerëzve të jetojnë mirë në moshë të vjetër. Më parë ishte menduar se ky hormon bie dukshëm me kalimin e kohës dhe procesit të plakjes, mirëpo ky hulumtim tregon se stresi i vazhdueshëm është ai që në fakt mund të shkaktojë rënien e këtij hormoni.

Studimi ishte bërë tek femrat që kishin stress kronik nga të qenurit kujdestare apo dado për fëmijët me autizëm. Krahasuar me femrat që përjetonin nivele normale të stresit si dhe nivele normale të hormonit klotho, nga ana tjetër, nivelet e hormonit të kujdestareve ishin aq të ulëta saqë dukeshin më të moshuara. Përderisa ky paraqiste vetëm një studim observues, hulumtuesit besojnë se presioni i vazhdueshëm mendor, me një fjalë mund të plakë femrat para kohe.

Por, para se të shqetësoheni rreth stresit, konsideroni këtë si nxitje të fundit për të ulur nivelin e stresit tuaj. Ndaloni së djersituri për gjëra të vogla dhe luftoni ankthin e përditshëm. Çelësi, sipas autorëve të studimit, nuk është vetëm të zvogëloni presionet e përditshme, por edhe gjetjen e mënyrave të shëndetshme për tu marrë me to.

Nuk ka asgjë në jetë pa stress, por mësoni si ta menaxhoni atë dhe jo vetëm që do të ju ndihmojë të jetoni më gjatë, por në fakt, do ti gëzoheni edhe disa viteve shtesë më shumë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.