16.7 C
Priština
More

    Si t’i shërojmë cistat e vezorëve

    spot_imgspot_img

    Cistat e vezorëve janë sëmundjet më të shpeshta të organeve të reprodukimit te femrat. Mësoni se c’janë cistat dhe se si duhet shëruar ato.

    Cistat janë struktura që ngjajnë me flluska, e më së shpeshti gjenden në vezorë. Cistat funksionale kryesisht janë të mbushura me lëng dhe të mbështjella me një tis të hollë. Nëse janë të mbushura me material të fortë, atëherë janë kancerogjene e në të kundërtën janë beninje. Më së shpeshti ato shfaqen në kohën e reprodukimit sesa në menopauzë.

    Në të shumtën e rasteve cistat nuk janë malinje dhe shpërthejnë vetvetiu pas disa javësh a muajsh, por pavarësisht nga kjo nuk duhet shpërfillur shfaqja e tyre, sidomos kur janë të mëdha she kur shkatojnë dhimbje.

    Shkaqet e shfaqjes së tyre

    Një strukturë në formë ciste formohet në vezorë gjatë ovulimit. Kur folikula rritet më shumë nga normalja, quhet cistë folikulare. Nga ana tjetër cistat funksionale krijohen në gjysmën e parë të ciklit menstrual.

    Lloji I tretë quhet corpus luteum dhe zakonisht krijohet në gjysmën e dytë të ciklit, nuk shkakton asnjëlloj simptomi dhe zakonisht zhvillohet vetëm në njërën vezore.

    Format më serioze të cistave janë: dermoide, endometriode, cistadenome… Cistat dermoide përbëhen nga inde në rritje, të cilat mund të përmbajnë qeliza dhjamore dhe janë më të shpeshta te femrat e reja.

    Arsye më e shpeshtë e krijimit të cistave është rëndesa e caktuar hormonale, e cila shkakton sindromin e vezoreve policistine, të cilat karakterizohen me praninë e cistave të vogla në të dyja vezoret. Besohet se stresi dhe problemet me lukthin janë arsyet kryesore për krijimin e këtyre simptomeve, ndërsa nga ana tjetër mendohet se marrja e pilulave contraceptive e ul këtë rrezik, pasi në këtë mënyrë pengohet ovulimi.

    Ilaçe natyrale për cistat

    Bimët si luleradhiqet, tërfili I kuq janë ilacet më të mira natyrale për cistat në vezore. Ana negative është se për shërimin me bimë nevojiten së paku gjashtë javë. Provoni me caje apo me pika të tjera me këtë bazë.

    Vaji i rucinusit është tepër I dobishëm për shpërthimin e cistave, por duhet të kujdeseni që të mos e pinë gjatë shtatzënisë apo gjatë ciklit menstrual, e as në raste cistash kancerogjene. Përvec bimëve në këtë shërim ndikon edhe joga dhe terapite aromatike, të cilat ndihmojnë rikthimin e hormoneve në baraspeshë dhe zbutjen e dhimbjeve.

    Nëse ndjeni dhimbje në zonën e vezorëve nund të ndihmojë edhe masazha e lehtë e abdomenit me vajra ererike nga jasemini apo bajamet. Gjithashtu dhimbjet mund t’i ndihmojë edhe një banjë e nxehtë.

    Dieta për pastrimin e vezoreve

    Sikurse në shumë sëmundje të tjera, edhe në rast cistash, ushqimi I shëndetshëm mund të ndihmojë mjaft. Është shumë me rëndësi që të konsumoni vitamina E dhe A, të cilat janë shumë të dobishme për baraspeshën hormonale. Ushqimi duhet të jetë më I pasur me perime të gjelbra. Nga na tjetër, ekspertët mendojnë se duhet t’I shmangemi mishit të kuq dhe djathrave, pasi atom und ta nxisin zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Po ashtu shmangiuni prodhimeve të qumështit dhe domateve, pasi ato bëjnë pjesë te ushqimet e pasura me estrogjen.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...