Shpesh e pyes veten se si mund të mbahen macet larg nga oborret e shtëpisë. Macet janë të paparashikueshme, kështuqë ekzistojnë disa lloje neveritëse apo të pakëndshme të maceve. Por, më poshtë po ju paraqesim disa nga qasjet më të mira dhe të njohura për t’i mbajtur macet larg nga oborret.
A shtu si lepujt, macet mund të mbahen larg në mënyrë njerëzore, me anë të gardhit të popullarizuar të z. McGregor, një gardh i sigurtë që edhe Responsible.Net do ta kishte rekomanduar atë.
Uji: Neveria përfundimtare e maceve?
Ndonjëherë, për të mbajtur macet larg nga oborret, ju duhet të mendoni sikur një mace. Vendosni veten në pozitën e maces. Vëzhgoni sjelljet e tyre. Për shembull, macet janë krijesa mjaft nazeli, apo jo?
Një nga gjërat më bezdisëse për macet është që të lagen. Uji për macet është “kriptonite”. T’i lagësh macet paraqet pothuajse fobi të madhe për to. Kështuqë, shfrytëzoni këtë fobi në avantazhin tuaj duke u përpjekur që t’i mbani macet larg nga oborret e shtëpisë.
Gjatë kapjes së maceve në zonën e ndaluar, ju mund t’i ndjekni ato duke i spërkatur me shumë ujë. Një veprim i tillë mund të përforcojë idenë se ata janë të padëshiruar në kopshtin dhe oborrin tuaj.
Nëse nuk funksionon, mund të provoni me metodën hi-tech. ekzistojnë pajisje të tilla që spërkatin ujë të furishëm gjatë zbulimit të pranisë së ndonjë personi të bezdisshëm dhe mënjëherë kalon në shpërthim të fuqishëm me ujë.
Duke menduar në rolin e maces përsëri, një tjetër gjë që mund të themi për macet dhe teket e tyre është se ata nuk durojnë dot aromat. Ju mund të përdorni metoda të ndryshme për t’i mbajtur ato sa më larg oborrit tuaj.
Neveritjet komerciale të maceve
Një nga neveritjet komerciale të maceve është edhe pluhuri i quajtuar “Shake – Away”. Ky pluhur mban aromë të urinës të cilën macet e urrejnë. Kjo neveritje e maceve vjen në formë granulare, në të cilë spërkatni sasi të vogël në zonën e problemit. Produkti vlerësohet si organik, duke e bërë një opcion të pranueshëm për përdorim nga fëmijët dhe kafshët shtëpiake. As nuk do t’i dëmtojë bimët tuaja aspak.
Bimët që janë neveritje për macet
Disa bimë lëshojnë erë të cilën macet aspak nuk e pëlqejnë. Një bimë e tillë, Coleus Canina, nën emrin e përbashkët “bima që frikëson macet”. Sipas termit të dytë në kuptimin latin (“canine”), është gjthashtu efektive nëse keni probleme të peizazhit me qentë. Bimët tjera që shpesh rekomandohen për t’i mbajtur larg macet nga oborret janë:
rue, livandoja e cila është gjtihashtu një bimë rrezistente ndaj drerit, pennyroyal etj.
Substancat tjera që dyfishohen si neveritësit e maceve
Provoni të spërkatni substanca me “erë të keqe” përreth zonës së problemit, duke përfshirë: gjak i thatë i fertilizuar, topa mole apo piper i kuq i thekur. Vini re se këto mund të jenë toksike dhe ju rekomandojmë t’i përdorni në mënyrë të duhur dhe me instruksionet e dhëna.
Macet nuk kanë dëshirë të ecin mbi materiale të ashpra apo të forta. Kështuqë, ja një ide: mund të vendosni nëpër tokë diçka që do të rënqethë putrat e maceve gjatë të ecurit dhe do t’i ngjallë frikë dhe neveri, si psh. tehet e mprehta të koneve të pishës.
Një tjetër trik që funksionon si ilaç kundër neveritjes së maceve është mashtrimi me anë të gurëve. Ndoshta nuk është diçka e veçantë, por macet preferojnë që të zhyten lirshëm në fëlliqësira apo papastërti. Macet zakonisht, nuk shqetësohen me një sipërfaqe të rrethuar në gurë. Ata më mirë do të “silleshin vërdallë” ku gërmimi do të ishte më i lehtë me anë të putrave apo shputave të këmbëve të tyre.
Krijoni një kuti vetëm për macet dhe mbani në afërsi të bimëve për t’i ruajtur nga kafshimi i maceve. Shanset janë që kjo kuti të shërbejë si magnet për fëlliqësirat e maces, sigurisht, që ju duhet ta pastroni herë pas here atë. Por, të pakten mjafton të dini se ku është.
Paisjet me ultratinguj si “Cat Stop” veprojnë në frekuenca të larta. Është e padëgjueshme për njerëzit, por e padurueshme për macet. Instalimi është i lehtë. Ju thjeshtë vendosni pajisjen në mënyrë që ajo të përballet në drejtim të kopshtit. Me anë të lëvizjes së senzorit, zbulohet prania e personit të bezdisshëm, dhe Cat Stop-i pastaj jep sinjal me frekuencë të lartë duke ia futur frikën maceve.