Që nuk mbanë erë të njëjtë parfumi në të gjithë njerëzit, që prova para blerjes është e domosdoshme, e që disa parfuma janë të mirë për lëkurë të yndyrshme e të tjerët për lëkurë të thatë, janë vetën disa nga faktet që duhet t’i dini, para se të vendosni të bleni një parfum.
Secili parfum përbëhet nga nota të larta, të mesme dhe të ulëta. Nota e lartë definohet në ndikim të parë dhe ndjenjën që e lë pas era – nota të cilën e ndjeni menjëherë sa e hapni shishen dhe e vendosni në lëkurë. Notat e larta zgjasin rreth 15 minuta pasi që të filloni të shikoni notat e mesme që zgjasin deri në një orë.
Në fakt, notat e mesme definojnë tipin e parfumit, e në bazë të kësaj, për parfume mund të themi që janë me bazë pemësh apo lulesh. Notat e mesme bëhen në përgjithësi identitet i parfumit. Kur dikush ju thotë sa erë të mirë mbani, disa orë pasi që jeni parfumosur, ai person në fakt po i komenton notat e ulëta. Në princip, parfumi përmban mes 9 deri në 15 nota.
Duke u bazua në përbërësit e erës, është e kuptueshme pse bëjmë gabim dhe blejmë parfum në bazë të përshtypjes së parë dhe notës së tyre të lartë. Kjo na shpie deri tek njëra prej këshillave kur është në pyetje përzgjedhja dhe blerja e parfumit – porovni para se të blini.
Parfumin vendoseni në vende ku zakonisht e vendosni dhe shikoni se si do të “sillet” ai gjatë ditës. Fërkoni nyjet me tester (Këtë mund ta bëni edhe me testerë që ndodhen nëpër magazina) nuk është ndrrim për gjënë e duhur, sepse këta testerë mund të përmbajnë vetëm një përbërës kimik të parfumit. Nuk mund të dini se si parfumi origjinal ndikon në kiminë e trupi tuaj deri sa ta vendosni (atëherë, duhet të përdorni testerë nga shishja).
Arsyeja tjetër pse duhet t’i provoni parfumat është sepse parfumat e njohur dhe në trend nuk ndikojnë apo japin aromë të njejtë tek të gjithë. Kimia e trupt tuaj ndikon në atë se çfarë ere do të japë parfumi. Lëkura e yndyrshme, për shembull, ka tendencë që ta mbajë parfumin më gjatë se lëkura e thatë.
Nxehtësia dhe djersitja munden gjithashtu ta ngrisin ndikimin e parfumit. Njëlloj si ushqimi i yndyrshëm dhe me mëlmesa, mund të ndikojë në reaksionin e parfumit me valët kimikale – parfumi në kësi raste do të ndikojë më intenzivisht sesa herave tjera. Cka do të thotë kjo? Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe ushqeheni me gjëra të yndyrshme dhe me shumë mëlmesa, më së miri është të mos vendosni shumë parfum.
Cikli menstrual mund të ndikojë në erën e parfumit njëlloj. Në pjesën e parë të ciklit, ndjenja juaj për erë rritet, dhe nota e parfumit bëhet më subtile.
Shtatëzania, gjithashtu, mund të rrisë ndjenjën e erës. Krahas kësaj, nuk është aspak e panjohur për shtatëzënat të cilat erërat që i kanë dashur kur nuk kanë qenë shtatazëna t’i pengojnë gjatë asaj.
Ajo që gjithsesi rekomandohet, kur zgjidhni parfum, është që mos ta bleni parfumin ditën e parë sa e provoni. Nëse era e tij ju pëlqen edhe pas 12 deri 24 orësh pasi që e keni vendosur, atëherë ai është parfum për ju. Gjithashtu, asnjëherë mos u bazoni në atë se si ndihet era e parfumit tek dikush tjetër. Ai mund t’ju pëlqejë, por nuk mund të dini si do të ju rrijë, deri sa ta vendosni në lëkurën tuaj.
Nëse keni lëkurë të yndyrshme, vendosni vetëm një dozë të parfumit (një sprucim në pjesë të qafës dhe nyjeve). Në anën tjetër, lëkura e thatë kërkon dozë më të madhe dhe mundeni lirisht të vendosni më shumë. Gjithashtu, lëkurës së yndyrshme i rekomandojmë parfume pemësh (citruse), e të thatës parfume lulesh. Kur është në pyetje lëkura e përzier, mund të përdoren të dy llojet e parfumeve. /kosovarja.ch/