Si të qetësoni një fëmijë të llastuar dhe të tërbuar: 5 këshillat e arta nga pediatri!

spot_imgspot_img

Fëmija që bërtet në dyshemenë e shitores apo refuzon të ngritet nga dyshemeja e autobusit … shumica e prindërve e kanë përjetuar këtë tmerr.

Edhe ata që kanë menduar se bëhet fjalë për fëmijë të llastuar së shpejti e kanë kuptuar realitetin pasiqë janë përballur vetë me të. Shpërthimet nga tërbimi tek të vegjlit janë të shpeshta, madje janë pjesë e rëndësishme e shëndetit emocional dhe psiqik. Fëmijët e vegjël nuk dinë si të kontrollojnë ndjenjat andaj edhe shpesh dalin nga kontrolli.

Reagimet instinktive të prindërve janë ndërprerja e shpërthimit nga tërbimi mirëpo ekspertët mendojnë se duhet bërë të kundërtën.

Është më mirë që fëmija të çlirojë tensionin nga ndjenjat negative sesa t`i mbajnë brenda tyre, pasiqë ashtu do të çlirohen nga stresi dhe emocionet negative që të mund të vazhdojnë me aktivitetet e tyre normale.

Madje, çlirimi nga stresi nëpërmjet vajit është tërësisht në rregull pasiqë lotët e njeriut përmbajnë kortizol, hormoni i stresit dhe pas çlirimit të nervozës ndjehet edhe më mirë. Dobia tjetër e tërbimit është gjumi më i mirë pasiqë shkencëtarët pohojnë se fëmija do të bëjë gjumë më të mirë nëse çlirohet nga energjia negative.

Fëmija tërbohet kur dëgjon “jo”? Duhet që t`i mësoni se ku janë kufijtë e sjelljes së hijshme dhe të pahijshme, sigurisht që fëmija me vaj do të tentojë të fitojë atë që dëshiron por ju duhet të ngeleni në pozitën e prindit dhe mos të dorëzoheni. Me kohë, me ndihmën e prindërve, fëmija do të mësojë se si të kontrollojë ndjenjat. Nëse kjo nuk ndodh atëherë prindi me përqafime dhe fjalë të mirë duhet ta qetësojë fëmijën, ashtu do të ndjehet sigurtë dhe do të mund të shprehë ndjenjat.

Këshillat e arta:

  1. Mos u bërtitni fëmijëve – nuk ka efekt
  2. Mos i përqeshni – ua nënvlerësoni ndjenjat
  3. Mos i imitoni dhe mos u tallni – të njejtën do ua bëjnë fëmijëve të tjerë
  4. Mos i dënoni – mund të shuajë ndjenjat në të ardhmen
  5. Mos u ofroni shpërblime për dëgjueshmëri – ashtu do të mësohen të manipulojnë me të tjerët./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.