19.2 C
Priština
More

    Si të përballeni me problemet e bukurisë në adoleshencë

    spot_imgspot_img

    Adoleshentet i nënshtrohen shumë ndryshimeve fizike, prandaj edhe kanë probleme të caktuara që sjellin dilema dhe ndikim negativ në vetëbesimin e tyre, duke i bërë këto vite të tmerrshme për shumë të reja.

    Nëse jeni një adoleshente dhe jeni e zënë me probleme të ndryshme të bukurisë, nuk jeni e vetme. Fatmirësisht, nuk keni nevojë që të rrini duarkryq dhe të shpresoni se problemet do të zgjidhen një ditë vetvetiu. Ja disa zgjidhje të thjeshta dhe efektive për problemet e shumta që ju bezdisin.

    Puçrrat e fytyrës

    Një nga problemet më të zakonshme të lëkurës që përbën tmerrin e adoleshenteve janë puçrrat. Kjo gjendje aq e frikshme shkaktohet nga ndryshimet hormonale që ndodhin në trupin tuaj. Ja disa këshilla të mira për zgjidhjen e problemit tuaj:

    • Ka shumë krema anti-puçrra në këto ditë, kërkoni diçka që përmban benzinol peridoksid. Nëse dëshironi që mos të përdorni kimikate, mund të përdorni fruta që përmbajnë acid.
    • Pastrojeni fytyrën më shumë se dy herë në ditë që të largoni yndyrën e tepërt dhe të mbani larg ndytësinë që ushqen puçrrat. Larja e tepërt e fytyrës nuk do ju sjellë më tepër dobi.
    • Aplikoni hidratues me bazë ujore që nuk do të bllokojë poret e juaja dhe të shkaktojë më tepër probleme.

    Lëkurë me yndyrë

    Gjëndrat dhjamore që krijojnë sebum apo yndyrë kanë tendencë të jenë shumë aktive në periudhën e adoleshencës. Prandaj keni fytyrë që shkëlqen, ndërsa këshillat e mëposhtme do ju ndihmojnë me këtë gjendje:

    • Kërkoni pastrues të fytyrës të formuluar për lëkurë yndyrore pasiqë ka përbërës që tret sebumin e tepërt pa shkaktuar thatësi. Mundohuni të mos e pastroni fytyrën më shumë se dy herë në ditë pasiqë kjo do bëjë që gjëndrat të tajojnë më tepër yndyrë.
    • Mos harroni të hidratoni lëkurën tuaj! Vetëm spe fytyra juaj është e yndyrshme nuk do të thotë që nuk ka nevojë për hidratim, yndyra nuk hidraton qelizat e lëkurës. Kërkoni hidratues me bazë ujore me formulim të lehtë që nuk do e bëjë fytyrën tuaj të shkëlqejë së tepërmi dhe nuk do i bllokojë poret e lëkurës.
    • Shtresoni dy apo tre herë në jave që të pastroni poret dhe të largoni qeizat e vdekura të lëkurës. Pasiqë keni fytyrë të yndyrshme , poret e juaja janë më të prira të bllokohen dhe infektohen, gjë që rezulton me shpërthim.

    Djersitje e tepërt

    Djersitja e tepërt mund të ju turpërojë në dy mënyra, së pari, ju bën të dukeni si një garues për fanella tlagura; së dyti, ju bën që të kutërboni. Për shkak të hormoneve hiperaktive, gjënrat e djersitjes kanë tendencë të tajojnë më tepër djersë se sa është e nevojshme. Ja disa këshilla të mira kundër djersitjes eksesive:

    • Veshni rrobe që janë nga pambuku, shmanguni nga veshje me fibra sintetike sepse do e pengojnë frymëmarrjen e lëkurës suaj.
    • Reduktoni konsumimin e ushqimit pikant dhe pijet e nxehta. Pikantët ndikojnë në rritjen e temperaturës suaj trupore, gjë që ju bën të djersiteni më shumë.
    • Bëni dush rregullisht. Përdorni sapun antibakterial të ndaloni zhvillimin e mikrobeve. Sigurohuni se jeni tharë para se të vishni rrobet, posaqërisht çorapet dhe këpucët. Përdorni antiperspirant të kualitetit të lartë që ndihmon sqetullat të mos djersiten shumë dhe të kutërbojnë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...