5.5 C
Priština
More

    Si të ndjeheni më të reja në moshë

    spot_imgspot_img

    Harroni kremat e shtrenjta kundër plakjes- arma më e fuqimshme anti-plakje është vet mendja juaj

    Sa më shumë të flasim për moshën dhe plakjen, aq më tepër e kuptojmë se plakja nuk ka të bëjë fare me moshën, por me qëndrimin tonë ndaj saj, sa jemi mendërisht të ri në mendime dhe veprime, thuhet sipas një studimi të publikuar në gazetën ‘Progress in Brain’, ku shpjegohet se nuk e bën mosha trurin tone më pak efektiv, por është të menduarit se jemi shumë të moshuar apo se po plakemi. Në vazhdim po ju paraqesim disa gjëra që ju ndihmojnë të ndjeheni më të rinj.

    Si ta paramendoni veten më të rinj:

    1. Ndaloni duke ua treguar moshën njerëzve – thjeshtë thuani, “mjaft i vjetër”; kjo do të ishte një përgjigje shumë e arsyeshme.
    2. Shoqërohuni me njerëz të rinj. Kjo mund të ju ndihmojë të jetoni më gjatë, dhe padyshim që dasmat janë më argëtuese se sa funeralet.
    3. Mos mendoni se angazhimi në gjëra të kota është një gjë e keqe. Rezervoni terminin e dëshiruar tek parukieri, blini ato këpucë të mahnitshme që i keni merak, dhe kujdesuni për pamjen tuaj.
    4. Ndaloni së ankuari në lidhje me moshën dhe sëmundjet tuaja, në vend të kësaj bëni diçka pozitive. Inkurajoni miqtë tuaj për të bërë të njejtën gjë.
    5. Angazhohuni me ndonjë project. Pavarsisht a ka të bëjë me impenjimin në shtëpi, punë apo ndonjë aranzhim pushimi.
    6. Bëni gjëra që i doni dhe ndjeheni të pasionuar pas tyre, të lumtur dhe të gjallë. Një studim në vitin 2011 në revistën Psychology and Aging, ka konstatuar se një buzëqeshje e vetme mund të zgjasë jetën tuaj, madje dy vite më shumë./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...