8.8 C
Priština
More

    Si të mbroni ngjyrën e flokëve nga shpërlarja?

    spot_imgspot_img

    Fatkeqësisht, ekziston një rregull që sa më intenzive të jetë ngjyra dhe me nuancë më të largët nga ngjyra natyrale e flokët, ajo më shpejt shpërlahet. Mirëpo, ju mund të bëni diçka që të ngadalësoni këtë.

    Si t’i ndihmojmë ngjyrës sonë të flokëve?

    • Shfrytëzoni shampon pa sulfate, sepse mu këto sulfate e thajnë flokun dhe bëjnë që ngjyra „të zbehet“.
    • Shfrytëzoni kosmetikë për flokë që është e didikuar për flokë të ngjyrosura, në vend të parë shamponët dhe rigjeneratorët për flokë, sepse këto preparate kanë funksionin bazë që të hidratojnë flokët dhe ndërprejnë shpërlarjen e ngjyrës.
    • Ngjyrosni flokët me ngjyra kualitative. Prodhuesit e ngjyrave të flokëve për përdorim shtëpiak garantojnë qëndrueshmëri të ngjyrës për disa javë, dhe ju pas çdo ngjyrosje hetoni dallimin në nuancë, ajo shpërlahet dhe zbehet, ose merr një ngjyrë në të verdhë, e këtë ju gjithsesi nuk do ta dëshironit. Shfrytëzoni ngjyra profesionale për flokë dhe do të shihni dallimin, si në kohëzgjatje të ngjyrës, poashtu edhe në lehtësinë e arritjes së nuancës së dëshiruar. Kjo posaçërisht vlen për flokët bionde.
    • Përdorni ngjyra pa amoniak. I japin flokëve një shkëlqim shtesë dhe mbulojnë të thinjurat. Përveç nëse keni flokë bjonde shumë të shkëlqyera, do të keni të vështirë që të jeni të kënaqura me rezultatin, sepse këto ngjyra zakonisht kanë nuancën më të hapur deri ngjyra natyrale e kaltër e hapur.
    • Ngjyrat për flokë me hidrogjen, gjithmonë përzieni në proporcion të rregullt, dhe cili është ky proporcion ju shkruan në udhëzimin e përdorimit. Nuk është e njejtë se a e përzieni ngjyrën ne raport 1:1 apo 1:1,5. Ngjyrat intensive bionde zakonisht përzihen në raport 1:2, mirëpo ajo nuk mund të jetë një rregull.
    • Mos i lani flokët për çdo ditë. Bëjeni atë në do 3-4 ditë dhe shfrytëzoni shapmonë pa sulfate, siç ju udhëzuam më lartë. Do të shihni dallimin. Sulfatet, thjesht e „hanë“ ngjyrën.

    Ja si mund të freskoni ngjyrën

    • Nëse ngjyra ju është shpërlarë dhe nuk e keni kohën e përshtatshme për një ngjyrosje të re, freskojeni me tretësirën për flokë. Atë mund ta bëni ashtu që një sasi më të vogël të ngjyrës e përzieni me hidrogjen, i shtoni shampon dhe pak ujë të vakët. Varësisht nga ngjyra, tretësira mbahet prej një deri në 15 minuta.
    • Shamponi tonifikues dhe regjeneratori shërbejnë që pas çdo larjeje të flokëve të shtohet toni i përshtatshëm për flokët tuaja. Mundeni që ta përdorni gjithmonë kur i lani flokët, ose herë pas here.
    • Që ngjyra t’ju zgjasë sa më shumë, e flokët të jenë të shkëlqyera, është i nevojshëm kujdesi, sepse nëse flokët janë të thata, edhe ngjyra do të shpërlahet më shpejtë. Për këtë arsye, pas maskës për flokë dhe shamponit kualitativ, përdorni edhe ngjyrat të cilat nuk përmbajnë amoniak, apo përmbajnë vetëm në sasi shumë të vogël. Kjo është rruga për ngjyrë intensive dhe të qëndrueshme dhe flokë të cilat shkëlqejnë ashtu siç doni ju!

    Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION.

    Foto: Passion

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...